Pogba pagoi 100 mijë euro, Franca rrezikon një Benzema-Valbuena II

Në Francë nuk ndalen detajet për skandalin në familjen Pogbasë, i cili ka denoncuar se është marrë peng marsin e shkuar nga një grup personash, mes të cilëve edhe vëllai Matias, që i kërkonin 13 milionë euro, sepse i kishin garantuar “mbrojtje” yllit të Juventusit. “RMC Sport”, që citon burimet nga hetimet që nisën pas denoncimit të futbollistit në 3 gusht, zbulon se Pogba, gjatë marrjes në pyetje nga policia, ka pranuar se ka paguar 100 mijë euro te shtantazhuesit e tij për ta mbyllur historinë përpara se të përfundonte në polici.

gettyimages-476847637-612x612

Gjashtë muaj më parë, kur ai ndodhej në Francë i grumbulluar me kombëtaren, Pogba u mor peng në një apartament në Paris, ndërsa persona të njohur i ishin afruar në lagjen “Roissy-en-Brie”, ku ai ishte rritur. Dy persona me kapuç dhe të armatosur më pas e morën peng nën kërcënimin e një automatiku M16 dhe një pushke.

Lojtari kishte refuzuar që të paguante 13 milionë eurot e kërkuara dhe nga ajo ditë, ai duhet të pranonte prezencën përkrah tij të një njeriu që quhej Babakar. Nën presionin e keqbërësve, ai kishte kërkuar ta mbyllte çështjen, duke u kaluar atyre 100 mijë euro. Por Pogba i tha policisë se ata nuk ishin kënaqur. Për këtë arsye, ai iu drejtua policisë për të bërë denoncimin.

HETIM EDHE NË TORINO – Një hetim është nisur edhe nga Prokuroria e Torinos në lidhje me këtë rast. Sepse në 14 korrik, dy persona, shtetas francezë, kanë provuar të takohen me Pogbanë në Torino në kuadër të kërcënimeve të vazhdueshme ndaj lojtarit që figuron si viktimë. Dy personat kanë shkuar në qendrën stërvitore “Kontinasa”, në zonën ku ngrihet stadiumi “Allianz Stadium”, por takimi nuk u zhvillua kurrë.

1404724709431_833

TRAZOHET FRANCA – Në Francë tremben se e gjitha kjo histori mund të shndërrohet në një tjetër skandal si ai i shantazhit Benzema-Valbuena, duke trazuar kampin e kampionëve të botës në prag të Botërorit. Vëllai i Pol, Matias, e akuzon vëllanë e tij më të vogël, të cilin e quajti “tradhtar”, se i ishte drejtuar një magjistari për ta ndihmuar që të dëmtohej shoku i skuadrës në kombëtare, Kilië Mbape.

“L’Equipe” e përshkruan situatën aktuale të vëllezërve Pogba si kërcënuese për harmoninë brenda skuadrës së Didie Deshampit. “Pogba është aktualisht i dëmtuar dhe po lufton me kohën për të qenë në Katar, por kjo nuk do të thotë se nëse ai shkon atje, nuk do të ketë probleme. Edhe nëse ai mbërrin në kohë, Deshamp do të përballet me stuhinë e mediave pas hapjes së hetimit për kërcënimet për shantazh nga një bandë e organizuar kriminale”, shkruante Vinsent Garsia për gazetën franceze.

Arena e Lajmit


Pogba pagoi 100 mijë euro, Franca rrezikon një Benzema-Valbuena II

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook