Zhordi Alba te Interi! Spanjollët tregojnë marrëveshjen e bujshme të orëve të fundit të merkatos

Një marrëveshje e bujshme e merkatos mund të ishte konkretizuar në orët e fundit të saj, pasi nga Spanja kanë ardhur sinjalet për një tentativë të Interit për të siguruar firmën e Zhordi Alba. Mbrojtësi spanjoll nuk shihet më si titullar fiks nga Çavi dhe klubi po mundohet që të spastrojë ekipin nga veteranë të cilët përveç të tjerave kanë trashëguar rroga të rënda.

alba

Gazetari i njohur për merkaton në Spanjë, Gerard Romero, ka bërë të ditur se Barcelona dhe Interi kanë gjetur gjatë ditës së sotme një akord për transferimin e tij në radhët e klubit zikaltër. Interi ishte gati të merrte futbollistin në huazim, ndërsa Barcelona pranonte të paguante 60% të rrogës së tij.

Por sipas “AS”, Zhordi Alba nuk ka dhënë ende pëlqimin e tij, duke mbajtur në vendnumëro një lëvizje që do të ishte padyshim “bomba” e ditës së fundit të transferimeve.

Arena e Lajmit

 


Zhordi Alba te Interi! Spanjollët tregojnë marrëveshjen e bujshme të orëve të fundit të merkatos

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook