“Urgjente çështja e çmimeve dhe varfëria e shqiptarëve”, Vasili për rishikimin e buxhetit: Investime e rialokime hajdute

Vasili

Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili teksa foli për aktin normativ për buxhetin, theksoi se qeveria ka zero aftësi planifikuese.

Nga foltorja e Kuvendit Vasili pohoi se qeveria bën investimet e rialokime hajdute.

“Kjo qeveri ka zero aftësi planifikuese. Këto dy muaj, apo pak javë që janë, se e kanë bërë fakt të kryer, do shpenzojnë më shumë se kaq. I ikim dot kësaj analize? Skemi qeverisje. Zero qeverisje. Ashtu siç shfaqet klienti i radhës në zyrën e zyrtarit, transferohen paratë nga këtu, këtu. Para për buxhetin bëhen copa-copa në rrugë. 33 deputetë shkuan në Gjykatën Kushtetuese për një akt normativ të kohës. Ata e rrëzuan aktin normativ në Kushtetuese. Ky është qëllimi i tyre. S’kanë turp dhe sot na bien 4 akte në një vit. Ku është emergjenca për të nisur projekti për Llogaranë?! Shpjegojuani shqiptarëve. Këta shkuan e fituan, ai që bërtiti i ekzaltuar Rama, ishte atëherë në opozitë. Kur vjen në pushtet bëhesh lapangjoz.”, tha Vasili.

Arena e Lajmit

“Urgjente çështja e çmimeve dhe varfëria e shqiptarëve”, Vasili për rishikimin e buxhetit: Investime e rialokime hajdute

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook