Shehaj sqaron debatin e djeshëm në Kuvend me Ramën: Kompania offshore e inceneratorëve merr ende para publike. Pas saj fshihet kryeministri

Shehaj

Deputeti i Partisë Demokatike Agron Shehaj, i ftuar në News24, ka folur mes të tjerash në lidhje me debatin e djeshëm në Kuvend mes tij dhe kryeministrit Edi Rama.

Ai ka deklaruar se kërkoi përgjigje nga Rama në lidhje me akuzën që tha se e mbështeti në logjikë dhe në fakte, por se në vend të saj mori vetëm fyerje dhe ofendime.

“Para disa ditësh SPAK shpalli në kërkim për korrupsion pronarin e Inceneratorin e Tiranës. Ndërkohë qeveria vijon e paguan këtë zotëri, vetëm në një muaj ky zotëri ka marrë rreth 1 mln euro nga bashkia e Tiranës. Arsyeja e vetme që një qeveri ka nënshkruar një kontratë korruptive me një subjekt offshore në Holandë dhe vijon ta paguajë, ka vetëm një arsye, nëse pas qëndron kryeministri. kjo ishte çështja që ngrita.

Unë kërkova shpjegime bazuar në logjikë dhe fakte. Kjo ndodhi dje. Përgjigja që mora ishte fyerje e ofendime. Nuk është hera e parë nga ana e tij. Është strategji kur nuk ke çfarë thua për çështjen vërsulju atij që flet”, deklaroi Shehaj.

Arena e Lajmit

Shehaj sqaron debatin e djeshëm në Kuvend me Ramën: Kompania offshore e inceneratorëve merr ende para publike. Pas saj fshihet kryeministri

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook