Deputeti i Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka patur një debat të ashpër me kryeministrin Rama gjatë seancës së sotme plenare ndërsa ndaj tij është marrë edhe masa nga kryeparlamentarja e seancës Ermonela Felaj
Pas debatit Felaj lajmëroi përjashtimin e Bardhit nga seanca, largimi i të cilit u pasua me thirrjet e Ramës duke e cilësuar atë disa herë si një “palaço cirku”.
Sakaq, teksa debati mes palëve vijonte regjia e kuvendit ka censuruar zërin në sallë gjatë kohës që Rama debatonte me deputetët e Partisë Demokratike dhe më pas është bërë ndërprerja e transmetimit të seancës.