Më i miri mes italianëve, Kolela po thyen “tabunë” te Partizani

Shkarkimi i Dritan Mehmetit nga Partizani pas një humbjeje në miqësore ndaj Bylisit, nuk u prit mirë nga tifozët, por akoma më keq u prit fakti se “demat” ishin në kërkim të një trajneri italian për stolin. Në listën e opsioneve ishin disa emra, por gjatë gjithë kohës, favoriti absolut ishte Xhovani Kolela.

KOLELA PARTIZANI

Dhe kështu ndodhi, 56-vjeçari firmosi me “demat”, por nuk u prit mirë për shkak se italianët kishin rezultuar vetëm dështime në të shkuarën dhe se erdhi me një pullë të zezë në CVnë e tij. Kolela në vitin 2020 drejtoi Apoloninë në pesë javë kampionat dhe grumbulloi gjithsej dy pikë.

Kjo aventurë e uli ndjeshëm profilin e tij në vendin tonë dhe të gjithë menduan se kurrsesi ky strateg nuk ishte në lartësinë për të drejtuar një klub historik si Partizani. Brenda dy javësh, Kolela thuajse e ka pastruar “pullën e zezë” në CV-në e tij. Nën drejtimin e italianit, Partizani mposhti Egnatian me shifrat 2-1 dhe më pas një rival direkt si Laçi, me shifra minimale, por me një lojë shumë bindëse dhe sulmuese.

KOLELA

STARTI – Dy fitore radhazi Partizani i regjistronte vetëm para 15 vitesh, kur në drejtimin e ekipit ishte Hasan Lika. Në atë sezon, Partizani nuk e fitonte titullin. Gjithsesi, sot kemi menduar që startin e Partizanit nën drejtimin e Kolelës ta krahasojmë me atë të italianëve të tjerë, që kanë drejtuar të kuqtë që nga rikthimi në Kategorinë Superiore në vitin 2013. Kolela ka arritur menjëherë të kapërcejë rezultatet e bashkëkombësve të tij.

PARAARDHËSIT – I pari italian i emëruar nga presidenti Gazment Demi ishte Andrea Agostineli në sezonin 2015-’16, i cili në dy ndeshjet e tij të para, regjistronte një fitore dhe një barazim. Një sezon më pas, Partizani testonte një tjetër italian, Adolfo Sormanin. Në dy ndeshjet e para, ai mundte Luftëtarin dhe barazonte me Vllazninë.

STARTET E ITALIANEVE LOGO

Në sezonin 2017-2018, Partizani emëroi një tjetër trajner italian, Mark Julianon, që sërish rezultoi nën pritshmëri dhe nuk e pati të gjatë. Ai e niste me një humbje ndaj Laçit dhe një barazim ndaj Kukësit. I fundit italian, para se të vinte Kolela, ishte Lerda, që sërish nuk arrinte shifrat e Kolelës në dy sfidat e para. Sfida e radhës për Kolelën është të bëhet trajneri më jetëgjatë italian i Partizanit.

DENIS LALA – Arena e Lajmit


Më i miri mes italianëve, Kolela po thyen “tabunë” te Partizani

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook