Njeriu i momentit, nigeriani Antoni: Ndaj Teutës meritonim fitoren, lë gjurmë te Bylisi

Dy gola në dy ndeshje apo 180 minuta të Superiores të zhvilluara deri më tani, ndërsa vjet në 22 takime në Kategorinë e Parë, me fanellën e Bylisit, sulmuesi 23-vjeçar nga Nigeria shënoi vetëm 3 gola. Antoni Beji pritet të jetë një pikë e fortë te Bylisi këtë sezon, ashtu si në sezonet 2018-2019, kur shënoi 9 gola në Kategorinë e Parë apo dhe 2020-2021 në Superiore, kur ishte ndër sulmuesit që spikatën në elitë, me 10 gola të shënuar.

BEJI KARABECI

Këtë sezon e ka nisur mbarë, duke shënuar ndaj Kastriotit, por edhe duke realizuar golin e pikës së marrë në Durrës të shtunën e kaluar. Në një prononcim për “Panorama Sport”, Antoni Beji thekson se: “Natyrisht që jam i lumtur që kam shënuar në dy javët e para. Është një nisje e mbarë në aspektin personal, por edhe për skuadrën mendoj. Bylisi ka në përbërjen e vet një grup lojtarësh që e njohin Superioren.

Ka disa lojtarë me eksperiencë, por edhe të rinj, që kanë performuar në elitën e futbollit shqiptar. Kështu që ne do të jemi në ritmin e traditës si klub dhe skuadër, të bëjmë paraqitje dinjitoze në elitë. Na pret një ndeshje e vështirë në fushën tonë me Partizanin dhe ne kemi nisur që të mendojmë për kundërshtarin e radhës”, tha nigeriani i sulmit të Bylisit. Ndërkohë, i pyetur se çfarë synimesh ka në këtë sezon, ai ka shtuar mes të tjerash se:

“Nuk mund të flasim, është herët. Objektiv për ne është ndeshja e radhës. Duhet që të jemi me ‘këmbë në tokë’ dhe t’i marrim ndeshjet një e nganjë. E rëndësishme është të bëjmëlojë dhe të imponojmë respekt edhe te kundërshtari, duke zhvilluar futboll të bukur dhe lojë tërrjedhshme. Pastaj, shpresoj qëtë kemi edhe fat. Gjykoj që ashtu si me Kastriotin, edhe në Durrës na takonte fitorja, por duhet të shohim përpara.

Unë duatë jap më të mirën për Bylisindhe si sulmues të bëj më së miridetyrën, duke shënuar në çdondeshje. Unë luaj sezonin tim tëpestë në Ballsh dhe jam si nështëpinë time. Te Bylisi dua qëkëtë sezon të bëjmë sa më mirëdhe të lëmë gjurmë. Unë me goladhe skuadra të argëtojë me futboll, ashtu siç kemi bërë gjithmonë në Kategorinë Superiore.Pastaj, llogaritë fikse ështëshumë herët dhe janë për njëmoment më të vonshëm. Skuadra është duke u konsoliduar dheunë kam shumë besim në grupinqë ne kemi, sepse kemi harmonidhe punojmë për një qëllim: tënderojmë Bylisin”, tha sulmuesinigerian.

ERJON SALIU – Arena e Lajmit


Njeriu i momentit, nigeriani Antoni: Ndaj Teutës meritonim fitoren, lë gjurmë te Bylisi

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook