“Qeveri e bandës, krimit dhe drogës”/ Paralajmëron Berisha: Kushdo që guxon të luajë me votën e shqiptarëve do të marrë atë që meriton

Whatsapp Image 2022 12 22 At 17.49.59

Kreu i PD Sali Berisha, ka zhvilluar një takim në degën e PD në Kavajë. Gjatë fjalës së tij Berisha tha se misioni i PD është të shndërrohet në partinë e fitores.

“Sot të ardhurat, pasuritë publike të pafundme janë shndërruar në një mallkim për qytetarët shqiptarë. Sot ato janë shndërruar në një parajsë për qeveritarët. Mashtrimi është bërë ligj, mjerimi thellohet çdo ditë. Duhet të shumfishojmë forcat, duhet të bëjmë gjithçka që Kavaja të rikthehet siç ka qenë, bastion i fuqishëm i lirisë, demokracisë, dinjitetit të qytetarëve të saj. Ndaj dhe duke përgëzuar fituesin e garës, z. Fisnik Qosja, falënderoj me shumë respekt Isa Sakjen, këtë personalitet të PD-së dhe e ftoj të vazhdojmë së bashku betejën, për fitoren e 14 majit. Demokrate e demokratë, detyrë dhe misioni ynë është të fitojmë, të shndërrojmë PD-në në një parti të fitores, ta shndërrojmë lirinë, votën e lirë në një pasuri të paprekshme për çdo shqiptar. Të ecim të sigurtë drejt të ardhmes tonë. Të bëjmë gjithçka që të rinjtë tanë, jo vetëm këta që janë këtu, por edhe ata që janë larguar të rikthehen në vendin e tyre. Nuk ka vend më të bekuar, më të pasur se Kavaja, se Shqipëri. Duke përfunduar, ju uroj gëzuar festat e fundvitit, Krishtlindjet e Vitin e Ri, i uroj kavajasit kudo që janë sonte, gëzuar këto festa. Përulem me nderimin më të madh para virtyteve, morali të qytetarëve të këtij qyteti, e rrethi të cilët kanë dëshmuar dhe kanë sakrifikuar për dinjitetin, për lirinë, për vendin, për Kavajën dhe vendin e tyre. Rroftë Kavaja, rroftë Shqipëria!”, tha thënë Berisha.

Ndër të tjera kreu i PD tha se opozita sot është më e vërtetë se kurrë.

“Në 32 vite PD-ja ka njohur arritje të jashtëzakonshme, transformoi Shqipërinë, rivendosi në themelet e këtij vendi, liritë, të drejtat njerëzore, lirinë e tregut, interesit kombëtar, familjen dhe vlerat e saj të përjetshme.

Shqipëria ndryshoi sa asnjë vend tjetër gjatë qeverisjes së PD-së. Ajo anëtarësia Shqipërinë ne Këshillin e Europës, NATO, mori rekomandimin për vendin e statusit kandidat. Ajo arriti që shqiptarët të kenë rrogën më të lartë në rajon, ndërkohë që në vitin 1992, presidenti i vendit Sali Berisha, kishte një rrogë gjithsej 16 dollarë. Shqiptarët ishin të tretët në botë për rrogat e ulëta.  Kjo është meritë e lirisë, këto nuk janë mrekulli të PD-së, janë të lirisë për të cilën ajo qëndron dhe do të qëndrojë deri sa të jetë në skenën politike. Në këtë kontekst ne kremtojmë në këtë 32 vjetor, së pari ashtu siç duhet të jemi, opozitë e vërtetë. Nuk ka asgjë më të shëmtuar, të dëmshme, për një komb, shoqëri se sa një opozitë jo e vërtetë. Nuk ka tradhti më të madhe që si opozitë të mos jesh e vërtetë. Ne sot jemi më të vërtetë se kurrë në ekzistencën tonë. Më të fuqishëm se kurrë ne ekzistencën tonë, në fitoren tonë. Përsëri ne u ngritëm, u bëmë të vërtetë sepse rikthyem lirinë, forcën e idealeve të lirisë midis nesh. Sot përballë kemi një qeveri që ka rikthyer sistemin e patronazhistëve njëlloj si dikur, sistemi i patronazhistëve të frontit demokratik ç’njerëzor. Celula të përbashkëta me sigurimin e shtetit që terrorizonin qytetarët para se të votonin. Sot kemi një qeveri e cila me banda, para krimi dhe droge, blen qindra, mijëra vota. Por sot ne jemi më të vendosur se kurrë për këtë betejë. Revolucioni ynë, pas rikthimit të lirisë brenda PD-së, votës së lirë brenda PD-së, do të ju rikthejë shqiptarëve votën e lirë dhe nuk ka forcë në botë që të na pengojë ne. Demokrate e demokratë, ky është misioni ynë. Ne jemi dhe do të mbetemi njerëz të lirisë. Ne jemi dhe do të mbetemi luftëtarë të lirisë. Ne do të ecim përpara me moton, jetën e japim, votën nuk e japim. Askush nuk do të mund të luajë më me votën e shqiptarëve. Pse po ikin shqiptarët, pse po braktisin Shqipërinë, Kavajën. Sepse vrasja e votës, vret shpresën. Sepse nuk besim tek liria. Se po nuk ka votë, nuk ka drejtësi, nuk ka liri, nuk respekt, nuk ka dinjitet, prespektivë dhe të ardhme. Ndaj dhe ne zgjodhëm qytetarët tanë të parë me votën e lirë. Imagjinoni se si janë ata që dalin nga shpella që i emëron Edi Rama me byronë e tij politike mbi bazën e ryshfetit, të diktatit të krimi, bazën e parave që paguajnë, parave që mbledhin nga droga dhe krimi. Kukulla të mjerimit.
Këtë e bëmë, hapin tjetër do ta bëjmë ne. Ne do të bëjmë që shqiptarët të votojnë të lirë. Prandaj dhe këtë përvjetor ta përdorim për një betim solemn që do ti japim vendin që meriton cilit do që guxon të luajë me votën e shqiptarëve”, ka thënë ai.

 

Arena e Lajmit

“Qeveri e bandës, krimit dhe drogës”/ Paralajmëron Berisha: Kushdo që guxon të luajë me votën e shqiptarëve do të marrë atë që meriton

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook