“Këshilli ynë i Sigurisë Kombëtare, jashtë funksionit”, Mediu: Vuçiçi komandohet nga Rusia. Ballkani është front i ri i Putinit

Mediu

Në seancën e sotme plenare në Kuvend deputetët diskutuan për nënshkrimin elektronik dhe siguria kibernetike.

Fatmir Media theksoi se duhet ndërtuar një strukturë bashkëkohore e sigurisë kibernetike.

Sulmet kibernetike po krijojnë pasoja të mëdha për vendin tonë. Anëtarësimin tonë në NATO mos e kaq lehtë, duhet të tregohemi vigjilentë.”, tha Mediu.

Gjithashtu ai shtoi se parlamenti duhet të sigurojë një strategji të sigurisë kombëtare dhe të kombinojë politikat e mbrojtjes të Shqipërisë dhe NATO-s.

“Këshilli ynë i Sigurisë Kombëtare është jashtë funksionit dhe kjo duhet të ndryshojë. Pas sulmeve nga Irani ndaj Shqipërisë janë të ekspozuara të gjitha strukturat”, tha më tej Mediu.

Ndërkohë Mediu u ndal edhe tek tensionet në Veri të Kosovës, duke theksuar: “Ballkani është front i ri i Putinit. Vuçiçi ka vetëm një komandë dhe ajo vjen nga Rusia. Qëllimi i Vuçiçit është heqja nga harta e shteteve si Kosova dhe Mali i Zi. Është e domosdoshme të ketë një diskutimit me qeverinë Kroate dhe Malin e Zi ku të përfshihet edhe Kosova.

“Këshilli ynë i Sigurisë Kombëtare, jashtë funksionit”, Mediu: Vuçiçi komandohet nga Rusia. Ballkani është front i ri i Putinit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook