Sherr mes shqiptarëve në Itali, njëri përfundon me vesh të këputur në spital

Polizia Sera Notte E1586515685353

Një sherr mes shqiptarëve i ndodhur mbrëmë në San Bonico, Piacenza ka degjeneruar dhe një burrë ka përfunduar në spital me vesh të këputur.

Për arsye ende për t’u sqaruar, disa burra me kombësi shqiptare kanë pasur një debat që ka kulmuar me dhunë dhe ende nuk dihet se si njërit prej tyre i është prerë veshi.

I plagosuri është transportuar në spital nga ekipet e shpëtimit të dërguar nga 118, gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetën.

Policia e alarmuar nga qytetarët ka ndërhyrë në vendngjarje dhe dy personat janë denoncuar. Hetimet vijojnë për të hedhur dritë mbi konturet e historisë.

Sherr mes shqiptarëve në Itali, njëri përfundon me vesh të këputur në spital

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook