“Ilaçet që hyjnë në kufij janë të pakontrolluara”, denoncimi i deputetit Boçi në Kuvend: Në spitale mungon medikamenti alteplazë!

Boci

Deputeti Luçiano Boçi në fjalën e tij në Kuvend u ndal tek gjendja e spitaleve dhe ilaçeve.

Boçi tha se nuk ka siguri të medikamenteve dhe se  shumë medikamente e ilaçe hyjnë kontrabandë në vendin tonë, ndaj dhe ekziston dyshimi për efikasitetin e tyre.

“Pas 2013-ës keni hequr testimin e medikamenteve që hyjnë nga vendi i origjinës. Fakti që nuk ka raportime të EMA-s, tregon që nuk ka reflektim për efektet anësore. Sot humbasin jetë njerëzish për shkak të efekteve anësore për shkak të ilaçeve që hyjnë nga vendet jo të BE-së. Kjo farmakovigjilenca, sipas zv. ministres së shëndetësisë, ishte e rregulluar në një laborator. Ky laboratori përcaktonte doli që ishte si ai laboratori i plehu kimik në Fier, që në vend të plehut, konstatoi kokainë. Siguria e këtyre laboratorëve është e pagarantuar. Siguria tjetër vjen nga mungesa e medikamenteve që mungojnë në treg. Këtu i bini gjoksit që i keni ofruar publikut ilaçe. Kam informacionin që mungon medikamenti alteplaze, që ndërhyn tek personat që pësojnë ishemi apo goditje cerebrale. Nëse nuk aplikohet, kalohet në situatë tjetër, pacienti kalon në një procedurë tjetër që kushton 1500 euro. Nëse do hiqet tromboni, do paguajë deri në 20 mijë euro. Kjo është e vërteta. Kjo është ajo që përjeton publiku. Ju vini këtu me lavdërime për këtë ligj, që duhet të ishte njësoj sipas direktivave të BE-së. Është njësoj si buka e përditshme. Këtu ka më shumë farmaci se sa furra buke. Ilaçet që hyjnë këtu në kufij, janë të pakontrolluar.”, tha ai.

 

“Ilaçet që hyjnë në kufij janë të pakontrolluara”, denoncimi i deputetit Boçi në Kuvend: Në spitale mungon medikamenti alteplazë!

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook