EMRI/ Ra nga lartësia gjatë pelegrinazhit në Kishën e Laçit, ja kush është e moshuara që humbi jetën dje

E Moshuara

Identifikohet e moshuara që humbi jetën dje në Kishën e Shna Ndout në Laç, pasi u rrëzua teksa kryente ritualin fetar.

Bëhet fjalë për 74-vjeçaren, Gjela Biba e cila humbi jetën rrugës për në spitalin e Traumës në Tiranë, si pasojë e plagëve të marra në trup.

Mësohet se e moshuara ishte duke ndezur qirinj në një gur, kur papritur humbi ekuilibrin dhe për pasojë ra nga lartësia në vendin e quajtur ‘shpella e Shna Vlashit’, shumë pranë Kishës. Kujtojmë se dje filloi dhe pelegrinazhi i të martave, ndërsa ky rit nisi me tragjedi.
Arena e Lajmit

EMRI/ Ra nga lartësia gjatë pelegrinazhit në Kishën e Laçit, ja kush është e moshuara që humbi jetën dje

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook