“Nuk ka më zona minoritare”, Neritan Ceka: Himara një vlerë historike kulturore e Shqipërisë, jo e Greqisë!

Capture

Studiuesi Neritan Ceka në emisionin “Open” në News24 foli për vizitën e kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis në Himarë. Studiuesi Ceka theksoi qartë se nuk ka minoritet grek në Himarë, ndërsa vizitën e Mitsotakis e vlerësoi si diçka pozitive.

“Vizita besoj është pozitive e paraprirë edhe nga takimi i ministrave të Jashtëm. Jemi në dialog që ka munguar për një kohë të gjatë, me fqinjin e rëndësishëm të BE, në një moment kur janë hapur negociatat. Mendoj që edhe mesazhi kryesor është pozitiv. Por unë do të them që Himara është vlerë historike kulturore e Shqipërisë dhe jo e Greqisë. Është pjesë e territorit shqiptar dhe kjo nuk ka diskutim. ka një traditë të gjatë të helenizmit të financuara nga qeveritë ndoshta edhe me qëllime. Por kjo nuk ka ndryshuar identitetin. Tani ne i vëmë me shpinë pas murit jemi grekë apo shqiptarë dhe asnjëherë nuk është parë interesi se flasin greqisht. Nuk ka më zona minoritare, nuk ekziston ky koncept. Dua të theksoj që në totalin e atyre ngjarjeve që kanë ndodhur unë e shoh si pozitive”, tha ai.

Nga ana e tij Fitim Zekthi tha se kemi një shtet të shkatërruar dhe se të thuash që Himara është greke është e papranueshme.

Politologu Fitim Zekthi: Ne kemi një shtet të shkatërruar , me banditë dhe që grabisin…T’i fryesh kavallit se Himara është greke, është e papranueshme. Këtij kavalli i fryen për qëllime politike dhe kjo është e keqe dhe e rrezikshme.

Shabani: Etnia nuk është se unë zgjohem në mëngjes dhe zgjedh këtë etni. Shtetësia është zgjedhje.

Arena e Lajmit

“Nuk ka më zona minoritare”, Neritan Ceka: Himara një vlerë historike kulturore e Shqipërisë, jo e Greqisë!

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook