U vra nga Dan Hutra/ “Vajza u njoh me vëllanë e Elena Hysës përmes shkuesisë”, flasin prindërit e viktimës: Na tha se janë familje e mirë. Do lindte fëmijën…

44474747

Prindërit e Hasime Dafkut kanë folur sot në emisionin “Me Zemër të Hapur” në News24, pak ditë pas tragjedisë që kaploi familjen e tyre nga dora e Dan Hutrës.

Hasime kishte pak kohë që ishte martuar me vëllanë e Elena Hysës, ish-partnerja e Dan Hutrës. 30-vjeçarja mbeti viktimë e Hutrës, së bashku me kunatën e saj, moshatare.

Prindërit e Hasimes thonë se nuk kanë pasur dijeni se familja Hysa ka pasur konflikte me Hutrën, ndërsa tregojnë se vajza e tyre është njohur me burrin e saj, Fatos Hysa, përmes një shkuesi. Në dhjetor ajo është martuar, dhe ishte rreth një muajshe shtatzënë.

Pjesë nga biseda:

Babai: Njohja është bërë me shkuesi, i njihte të dyja familjet. Erdhi këtu dhe më tha mua, thash do vijmë në Kukës, panë njëri-tjetrin, pyetëm si familje dhe na thanë se janë familje e mirë… sot s’ke garanci për vajzat, vetëm t’i mbash në shtëpi, se s’ka shtet. Këto gjërat e tjera që ka pasur motër të martuar, nuk i kemi ditur fare. E dhashë, mbas një jave e martova.

Si e njihje shkuesin?

Babai: Është e zonës tonë, e njihnim edhe më parë, është me shtëpi atje (Tiranë), e ka shtëpinë në Paskuqan. Ne nuk kemi ditur se kanë pasur mik këtë zotërinë, se po ta dija se ka konflikte, unë nuk e jepja sot e 500 vjet.

 Ke folur pas tragjedisë me zonjën?

Jo

A ka ardhur t’ju ngushëllojë?

Jo

A keni  një mesazh për këtë grua?

Ajo nuk e ka ditur se është kjo ngatërresë…

Po e justifikoni në këtë mënyrë, por përderisa është fqinje me familjen, e gjithë zona e ka ditur martesën e Elenës me Hutrën…

Nuk e ka ditur. S’kam çfarë të them, sepse nuk e ka ditur.

Nëna: Kishte një muaj e ca e martuar kur na dha lajmin që ishte shtatzënë. Ishte gëzim i madh.

Babai: Ne ramë dakord për ta varrosur këtu në Kukës, meqë nuk kishte fëmijë. Të paktën shkoj e shikoj varrin, e kam afër. E mora në orën 1 të natës trupin e vajzës. Vjehrri më mori në telefon në mëngjes, më tha kur e ke lënë varrimin, i thashë në orën 3, më ngushëlloi. Erdhën në varrim, me gjithë Fatosin (dhëndrin) vetë i gjashtë. Kunata e saj u varros më herët, më pas kanë ardhur këtu.

U vra nga Dan Hutra/ “Vajza u njoh me vëllanë e Elena Hysës përmes shkuesisë”, flasin prindërit e viktimës: Na tha se janë familje e mirë. Do lindte fëmijën…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook