Një tjetër kryebashkiak i PS në telashe/ Artur Bushi 90 minuta në Prokurorinë e Posaçme, pyetet nga hetuesit e BKH për një…

Artur Bushi

Telashe për një tjetër kryebashkiak të PS. Kryetari i Bashkisë së Krujës Artur Bushi është thirrur sot nga SPAK, ku ka qëndruar për rreth 90 minuta.

Gazetarja Klodiana Lala raportoi për “BalkanWeb” se Bushi ka mbërritur në Prokurorinë e Posaçme i thirrur nga SPAK për t’u pyetur për një ndërtim pa leje. Ai është marrë në pyetje nga hetuesit e BKH-së.

“Artur Bushi ka refuzuar të flasë për motive e thirrjes së tij nga Prokuroria e Posaçme. Por mësohet se ndaj ti ka dy kallëzime të regjistruara. Ditën e sotme është pyetur për një ndërtim pa leje të ndërtuar në qytetin e Krujës nga një subjekt. Bëhet fjalë për subjektin me iniciale M.H., i cili ka ndërtuar një objekt pa marrë leje nga autoritetet dhe më pas IKMT i ka vendosur një gjobë, ndërsa subjekti ka denoncuar më pas IKMT dhe kryetarin e Bashkisë Artur Bushi për veprën penale të shpërdorimit të detyrës. Për këtë çështje Bushi ka dhënë shpjegime. SPAK po heton dhe për një procedim penal për akuzat e shkeljes së barazisë në tendera, por nuk dihet nëse për këtë procedim Bushi do të merret në pyetje”, raportoi gazetarja Lala.

Artur Bushi është një emër i përfolur dhe i akuzuar shpesh nga opozita për të kaluarën e tij.

Vetëm një ditë më parë u arrestua me urdhër të SPAK kryetari i bashkisë së Bulqizës Lefter Alla si dhe disa zyrtarë të tjerë të kësaj bashkie, përfshirë nënkryetaren për abuzim me tenderin e rrjetit të ujësjellësit.

Po dje ish-kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako ka dëshmuar për 3 orë në SPAK, por nuk dihet motivi. Ndërkohë që të tre zyrtarët dhe ish-zyrtarët kanë çështje të hapura në SPAK.

Ndër të tjera ai u pyet nga gazetarja Klodiana Lala nëse do të kandidojë për një mandat tjetër në krye të bashkisë së Krujës. Bushi refuzoi të jepte një përgjigje të prerë, pasi sa i përket bashkisë së Krujës ende kryeministri Edi Rama nuk e ka shpallur kandidaturën. Pyetja e Bushit nga SPAK vjen dy muaj para zgjedhjeve vendore të 14 majit.

Pas verifikimeve të kryera në lidhje me materialet kallëzuese ndaj shtetasit Artur Bushi, rezulton se kanë ardhur gjithsej 7 materiale kallëzuese, nga të cilët:

Për 3 materiale kallëzuese është regjistruar procedim penal.
Për 2 materiale kallëzuese është vlerësuar të dërgohen për kompetencë në Prokuroritë e Rretheve Gjyqësore.
Për 2 materiale kallëzuese është vendosur mosfillim procedimi.

Në lidhje me procedimet penale rezulton:
Për një procedim penal është vendosur të dërgohet në Gjykatë me kërkesë për pushim (pa persona të regjistruar në regjistrin e procedimeve penale);
2 procedime penale janë në fazën e hetimit dhe emri i shtetasit Artur Bushi, deri në këtë faze të hetimit, nuk është i regjistruar në regjistrin e procedimeve penale.

Një tjetër kryebashkiak i PS në telashe/ Artur Bushi 90 minuta në Prokurorinë e Posaçme, pyetet nga hetuesit e BKH për një…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook