Një nga çuditë e mëdha të merkatos, Liverpuli prezanton të padëshiruarin e Juventusit

Klubi i Liverpulit ka zyrtarizuar një orë para mbylljes së merkatos një nga transferime të të papritura të merkatos së verës. Mesfushori i Juventusit, Artur Melo, i është bashkuar skuadrës së drejtuar nga Jurgen Klop në huazim të thjeshtë deri në mbyllje të edicionit.

melo

Gjithçka ka ndodhur me shpejtësi në dy ditët e fundit, me Liverpulin i cili kërkonte një futbollist për të shtuar radhët në qendër të mesfushës. Por pakkush priste që Artur të ishte emri i përzgjedhur nga Klop, pasi braziliani kishte zhvilluar dy sezone shumë poshtë pritshmërisë në Torino.

Megjithatë, në ditën e fundit të merkatos, gjithçka u zhvillua me shumë shpejtësi dhe futbollisti fluturoi drejt Anglisë, duke kaluar vizitat mjekësore dhe finalizuar këtë transferim që është vlerësuar si një nga surprizat më të mëdha të verës. Fakti është se Artur ishte i padëshiruar te Juventusi, ndërsa tani do të ketë mundësinë që të bëhet pjesë e një prej skuadrave pretendente për titull në Angli si dhe në garë për fitoren e Ligës së Kampioneve.

Arena e Lajmit


Një nga çuditë e mëdha të merkatos, Liverpuli prezanton të padëshiruarin e Juventusit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook