Kardinale blen Milanin për 1.2 mld euro, nis epoka e re te kuqezinjtë/ Fondi “RedCorp” premton yje

Pas 1 qershorit kur u zyrtarizua akordi, tashmë data me rëndësi e Milanit bëhet 31 gushti. Pikërisht dje erdhi zyrtarizimi i shitjes së klubit nga “Elliott” te “RedBird”. Pas 4 vitesh menaxhim, familja Singer shet kuqezinjtë për 1.2 miliard euro. Gjysma e shumës do të arkëtohet menjëherë, teksa gjysma tjetër është hua drejt blerësit.

cardinale-milan-1654091268623-1661847176302

Xherri Kardinale nuk arriti të gjente të gjithë shumën e nevojshme për të marrë 99.3 për qind të aksioneve kuqezi, ndaj ka bërë një lëvizje që njihet si “hua ndaj blerësit” . “Elliot” praktikisht u krediton pronarëve të rinj të “Djallit” 600 milionë euro, të cilat do të shlyhen me një interes prej 7 përqindësh në vit. Zoti Kardinale, sidoqoftë, do të ketë mundësi t’i shpëtojë huasë dhe interesit nëse gjen investitorë të tjerë në Shtetet e Bashkuara, pas “Yankees”.

ZYRTARIZIMI – Lajmi ishte në ajër, teksa zyrtarizimi i akordit erdhi pasditen e djeshme. “Fondi ‘RedBird Capital Partners’ njofton se ka përfunduar blerjen e Shoqërisë së Futbollit të AC Milan për 1.2 miliardë euro. Si pronar i ri i AC Milan, “RedBird” do të vazhdojë të investojë në të gjitha fushat kyçe për promovimin e interesave sportive dhe komerciale të klubit, bazuar në rezultatet e arritura sezonin e kaluar”, lexohej në komunikatën për shtyp që u publikua dje. Ky akord e çon në 7.5 miliardë dollarë pasurinë e administruar nga fondi “RedBird” i kryesuar nga Xheri Kardinale.

Pikërisht ky i fundit ka folur për agjencinë e lajmeve “ANSA” duke deklaruar: “Duam ta mbajmë Milanin në krye të futbollit evropian dhe botëror. Ne do të mbështesim lojtarët tanë të talentuar, trajnerët dhe stafin në përpjekjet e tyre për të arritur sukses në fushë dhe për të lejuar tifozët tanë të ndajnë përvojat e jashtëzakonshme të këtij klubi historik. Do të sigurohemi që tëshfrytëzojmë rrjetin tonë global të sporteve dhe mediave, përvojën tonë në mbledhjen dheanalizën e statistikave, të dhënat tona në zhvillimin e stadiumevedhe mikpritjen për të mbajtur Milanin në krye”.

Arena e Lajmit


Kardinale blen Milanin për 1.2 mld euro, nis epoka e re te kuqezinjtë/ Fondi “RedCorp” premton yje

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook