Policia kontroll në oborrin e banesës, pranga 63-vjeçarit nga Vlora, i gjendet kokainë

Kavaje Policia

Policia e Vlorës ka vënë në pranga një 63 vjeçar, me inicialet N. K., banues në lagjen “Isa Boletini”, pasi gjatë kontrollit në oborrin e banesën e tij, i janë gjetur dhe sekuestruar një sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë.

Po nga këto shërbime u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për shtetasin D. T., 26 vjeç, banues në lagjen “Hajro Cakerri”, Vlorë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, pasi gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë, iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Vlorë referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për shtetasin T. M., 33 vjeç, banues në Fier, për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”, pasi ka kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme.

Po nga specialistët e Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Vlorë u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për shtetasin D. L., 39 vjeç, banues në Vlorë, për veprën penale “Shpërdorimi i tokës”, pasi është konstatuar duke kryer punime në tokën e tij, në kundërshtim me destinacionin ligjor të paracaktuar, duke ndryshuar kështu regjimin juridik të tokës.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasin G. Ç., 45 vjeç, banues në Ksamil, Sarandë, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Policia kontroll në oborrin e banesës, pranga 63-vjeçarit nga Vlora, i gjendet kokainë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook