Martin Breithueit largohet zyrtarisht nga Barcelona! Sulmuesi danez ka ndryshuar skuadër, por jo qytet, pasi 31-vjeçari është transferuar te rivalët e Espanjolit dhe do të jetë shok ekipi me mesfushorin e Kombëtares shqiptare, Keidi Bare.
Me fanellën e Barcelonës, Breithueit, u aktivizua 58 takime në dy sezone (2020-2022) ku arriti të realizonte vetëm 10 gola. Teksa tashmë sulmuesi do të kërkojë të lerë gjurmë te Espanjoli.
Futbollisti ka firmosur kontratë 3-vjeçare me klubin e ri, ndërsa në të kaluarën ka qenë pjesë e Esbjerg, Tuluz, Midëlsbrough, Bordo, Leganes, etj.
🐦✍️ #BraithwaitePerico
Benvingut, @MartinBraith!
¡Bienvenido!
Welcome!
欢迎!#RCDE
— RCD Espanyol de Barcelona (@RCDEspanyol) September 1, 2022
Arena e Lajmit