Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka reaguar mbi gjendjen skandaloze që gjenden rrugët e Yzberishtit.
Nëpërmjet një postimi në Facebook, Vasili ka ndarë foto, teksa ka shkruar se banorët e Yzberishtit janë duke jetuar mes baltës “Veliaj” dhe gënjeshtrave.
Ai i ka bërë thirrje qytetarëve se data 14 maj do të jetë dita kur do përzihet njëherë e mirë kryebashkiaku Erion Veliaj dhe grabitqarët e Rilindjes.
“Banorët e Yzberishtit jetojnë mes baltës Veliaj grin genjeshtra 24 ore ne dite!
Fotot e këtyre rrugëve te shqyera e me balte si ne Kandahar, jane nga Yzberishti, praktikisht lagje e Tiranës.
Në këtë zonë janë më shumë se 2 mijë familje, të cilët jetojnë midis baltës, në çdo periudhë të vitit.
Leket e taksave Veliaj nuk i çon për te asfaltuar rrugët e Yzberishit, por i bën rrush e kumbulla me kamera, altoparlantë e pajisje per propagande, mobilime zyrash dhe aktivitete idiote ne qendër të Tiranës.
14 maji është dita për të përzënë nje here e mire Veliajn bashke me këta mashtrues dhe grabitqare te pashpirt te rilindjes!”, ka shkruar Vasili.
Arena e Lajmit