ZYRTARE/ 307 milionë euro të shpenzuara në merkato, Çelsi prezanton dhe dy goditjet e fundit

Çelsi e mbylli këtë merkato me dy goditje të fundit, duke harxhuar një shumë rekord për klubin këtë verë, prej 307 milionë eurosh. Pier-Emerik Aubamejang dhe Denis Zakaria janë dy afrimet e fundit të “Bluve” të Londrës, të cilët shpresojnë se të dy lojtarët të ndihmojnë ta ndihmojnë skuadrën, pas startit jo të mirë të sezonit.

celsi

Sulmuesi nga Gaboni e mbylli aventurën e tij me Barcelonën dhe tashmë është gati për aventurën e dytë në Londër, kësaj radhe me rivalët e Arsenalit.

Prej javësh ai kërkohej nga Tomas Tuhel, i cili tashmë u ribashkua me sulmuesin që ka pasur te Dortmundi.

Ky operacion i kushtoi Çelsit 14 milionë euro, plus kartonin e Markos Alonsos.

aubamejang

Nga ana tjetër, mesfushori zviceran, Denis Zakaria, nuk gjeti hapësirat që kërkonte te Juventusi dhe kështu kaloi në huazim te “Blutë” për një vit, por me të drejtën e blerjes.

zakaria

Arena e Lajmit


ZYRTARE/ 307 milionë euro të shpenzuara në merkato, Çelsi prezanton dhe dy goditjet e fundit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook