Gjykata e la në burg, zbardhet dëshmia e efektivit të RENEA-s: Paratë i morë 30 minuta para arrestimit. Një biznesmen…

Altin Morina

Gjykata ka vendosur masën e arrestit ndaj efektivit të RENEA-s Altin Morina i cili u arrestuar pasi u kap me një shumë të madhe parash në makinë.

Gazetarja Klodiana Lala raporton se Morina ka rrëfyer se paratë i ka marrë nga një biznesmen 30 minuta para arrestimit dhe se nuk vijnë nga një aktivitet kriminal.

“Jam i gatshëm të bashkëpunoj me drejtësinë. Lekët i kisha për arsye personale”, ka deklaruara ai.

Kujtojmë se Altin Morina u arrestua më 14 mars në zonën e Komunës së Parisit, pasi në automjet iu gjet shumë prej 113 mijë eurosh.

Akuzat e ngritura ndaj tij nga Prokuroria fillimisht ishin “Shpërdorim Detyre”, “Pastrim parash” dhe “Fshehje të ardhurash”, ndërkohë ditën e sotme prokuroria ka kërkuar masën e sigurisë vetëm për akuzën “Pastrim Parash”.

Arena e Lajmit

Gjykata e la në burg, zbardhet dëshmia e efektivit të RENEA-s: Paratë i morë 30 minuta para arrestimit. Një biznesmen…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook