EMRI/ Furnizonte lagje të Elbasanit me drogë, pranga 35-vjeçarit

Policia E Elbasanit 1 696x522 600x450

Evidentohet dhe goditet një tjetër rast i shitjes në doza, të lëndëve narkotike heroinë dhe kanabis, ndërsa në pranga ka rënë një 35-vjeçar. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se as hekurave përfundoi shtetasi Emiljano Kasa.

Gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj 35-vjeçarit, në lagjen “5 Maji”, shërbimet e Policisë i gjetën dhe i sekuestruan në cilësinë e provës materiale, doza të dyshuara të lëndëve narkotike heroinë dhe kanabis.

NJOFTIMI I POLICISE
Kapet në flagrancë dhe arrestohet 35-vjeçari, si dhe i sekuestrohen dozat e lëndëve narkotike.

Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” dhe strukturat operacionale të DVP Elbasan, si rezultat i kontrolleve të intensifikuara, në të gjithë territorin e qarkut, të mbështetura dhe nga inteligjenca informative, kanë konstatuar dhe goditur një rast të shitjes në doza, të lëndëve narkotike heroinë dhe kanabis, për të cilin është arrestuar në flagrancë shtetasi:

-E. K., 35 vjeç, banues në Cërrik.

Gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj 35-vjeçarit, në lagjen “5 Maji”, shërbimet e Policisë i gjetën dhe i sekuestruan në cilësinë e provës materiale, doza të dyshuara të lëndëve narkotike heroinë dhe kanabis.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

EMRI/ Furnizonte lagje të Elbasanit me drogë, pranga 35-vjeçarit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook