Endri Shabani i “Nisma Thurje”, i ftuar në emisionin “Open” në News24 ka deklaruar se gjuha e ashpër e përdorur nga politikanët në Kuvend, mund të sqarohet me tre pika ose arsye.
Sipas tij, një gjuhë e tillë përdoret për të tërhequr votuesin e mazhorancës, së dyti sepse u vjen natyrshëm dhe se ky është niveli i ligjvënësve që na drejtojnë, dhe së treti ai u shpreh se epitete banale nga ana e kryeministrit përdoren çdo herë që kreu u shtetit kapet me afera dhe kërkon të fitojë kohë.
“Tre arsye kryesore
E para: Modeli kulturor që kanë, ky është niveli i Parlamentit, nën mesataren e shoqërisë, janë banalë
E dyta: Totalitarizmi, eliminimi i mendimit ndryshe. Në atë Parlament vriteshin me pistoletë, sot eliminojnë njëri tjetrin me fjalë si karakter. Merren me eliminimin e tjetrit, jo me atë që ai bën. Thelbi është që ky nuk duhet të ekzistojë. Votuesi që ka qef konflikti është më aktiv se të tjerët. Ai që shkon për të votuar e do këtë sherr. E bëjnë për vota. Votuesi që i kërkon llogari kur sheh që zihen me libër shpije e fik televizorin dhe
E treta: Rama përdor epitetet kur:
Kazan për ligjin për plehrat.
I tha Kadri gazetarëve për aferën e Unazës. Bedelë për Portin e Durrësit. Sa herë përdor epitet po fiton një kohë televizive. Ai nuk do të flasë për fakte e zgjidhje, u vjen natyrshëm dhe është në avantazhin e tyre”, tha ai.
Arena e Lajmit