Gjuha fyese në Kuvend/ “Deputetët s’dinë të komentojnë shkresat në komisione”, gazetari: Rama provokator, përdor diversionin si taktikë për të poshtëruar opozitën

Whatsapp Image 2022 12 28 At 21.14.03

Gazetari Denis Dyrnjaja teka komentoi gjuhën fyese që përdoret në Kuvendin e Shqipërisë, ku nuk mungojnë përplasjet dhe ofendimet mes maxhorancës dhe opozitës, pohoi se sot niveli i të zgjedhurve nuk është ai që ishte vite më parë.

I ftuar në emisionin ‘Open’ në News24, Dyrnjaja tha se shkak i këtij niveli është bërë për shkak të ndryshimit të sistemit të përzgjedhjes së deputetëve. Mes të tjerash ai tha se Rama është provokator dhe ka si synim diversionin për përçarjen e opozitës.

“Po t’i referohemi të shkuarës, niveli i parlamentit ishte më i lartë, se kishim profesorë më herët. Financierët ishin real. PS dhe PD kishte pjesë të njerëzve që kishin ekspertizë. Sot në komisione deputetët rrezik nuk e dinë se çfarë janë shkresat që i vinë, dhe jo t’i komentojnë. Shkak i kësaj situate është se ndryshoi sistemi i përzgjedhjes së tyre, se u bë me emërim. Po të vësh re nuk ka debat, tezë antitezë. Psh propozon maxhoranca diçka dhe opozita të ketë një antitezë. Kur del oponenca nuk merret fare me atë çka shtrohet. Ata shaj njëri dhe shaj tjetrin, këtu bëhet relativiteti, se njerëzit nuk dinë se kë të zgjedhin. Ai përmes cinizmit dhe ironisë, Rama, është provokator dhe kjo është më e keqe se fyerja. Rama provokon opozitën, do ta poshtërojë negativisht. Rama përdor diversionin, pozitiv dhe negativ, e ka kthyer në taktikë.”, tha ai.

Gjuha fyese në Kuvend/ “Deputetët s’dinë të komentojnë shkresat në komisione”, gazetari: Rama provokator, përdor diversionin si taktikë për të poshtëruar opozitën

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook