Vllaznia dhe skuadra e Vorskla Kharkiv 2 kanë marrë vendimin për të zhvilluar të dyja ndeshjet e fazës “Play-off” të Ligës së Kampioneve në Shkodër.
Shkak për këtë vendim është bërë lufta në Ukrainë, me ekipin mik që nuk ka dashur të rrezikojë mbarëvajtjen e ndeshjes së parë që ishte planifikuar të luhej aty.
Sipas dakortësisë mes klubeve të dy sfidat do të zhvillohen në stadiumin “Loro Boriçi”, me drejtuesit e klubit shkodran që kanë shprehur garancinë e tyre për ti plotësuar ekipit ukrainas të gjitha kushtet e nevojshme që nga akomodimi dhe deri te stërvitja përpara sfidave.
Arena e Lajmit