Shkatërrohet rrjeti kriminal i drogës në Spanjë, 20 të arrestuar, midis tyre edhe ‘kopshtarë’ shqiptarë

Spanje

Shkatërrohet një rrjet trafikantësh droge që drejtonin 11 plantacione klandestine në Katalonjë të Spanjës. Autoritete belge kanë arrestuar 20 persona të përfshirë, midis tyre edhe shqiptarë.

Më datë 2 mars të arrestuarit janë vënë përballë drejtësisë, ku është vendosur masa e paraburgimit për 7 prej tyre, ndërsa të tjerët u lanë të lirë me kusht në pritje të gjykimit të çështjes.

Plantacionet ishin ngritur në magazina, ambiente tregtare ose shtëpi, në rajonin Lleida, në jug-perëndim të Barcelonës. Gjatë kontrollit fizik në 11 plantacionet u sekuestruan 4000 kanabis dhe 12 kg marijuanë të tharë.

Mediat spanjolle shkruajnë se rrejti kriminal drejtohej nga dy burra, të cilët punësonin ‘kopshtarë’ të ardhur enkas nga Shqipëria, për të kultivuar kanabis për 3-4 muaj. Pjesa tjetër e anëtarëve të bandës, ishin përgjegjës të logjistikës, paketimit të drogës dhe midis tyre një elektriçist.

Arena e Lajmit

Shkatërrohet rrjeti kriminal i drogës në Spanjë, 20 të arrestuar, midis tyre edhe ‘kopshtarë’ shqiptarë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook