Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka reaguar në lidhje me ngjarjen e sotme në Lushnje, ku një qytetare ka humbur jetën në zyrat e bashkisë, ku shkoi të ankohej për shkak se i kishin ndërprerë kempin.
Në një postim në Facebook, Blushi tha se vetëm pak orë pasi qytetarja ka ndërruar jetë, kryebashkiakja Eriselda Sefa shkoi të festonte Vitin e Ri me të rinjtë e FRESSH-it.
Postimi i plotë:
KRYEBASHKIAKJA E LUSHNJES FESTOI PAS VDEKJES SË QYTETARES NË ZYRË!
Pak orë pasi qytetarja Sh.C ndërroi jetë në zyrën e saj duke i kërkuar ndihmën e mohuar ekonomike, kryetarja e bashkisë së Lushnjes Eriselda Sefa shkoi të festonte Vitin e Ri me Taulant Ballën dhe të rinjtë e FRESSH-it.
Kjo është fytyra e pashpirt e “rilindasve”: Festojnë edhe në mort me lekët që i vjedhin popullit çdo ditë dhe zero reflektim për hallet e një zonje që humbi jetën në zyrat e shtetit për shkak të keqqeverisjes, mjerimit, mosdëgjimit dhe braktisjes së qytetarëve!
Fotot e publikuara nga Taulant Balla pak orë pas tragjedisë në zyrën e Bashkisë së Lushnjes.
Arena e Lajmit