Sulmi më 8 janar në selinë e PD/ Rakipllari: Regjimet investohen për përçarjen e opozitës. Hila: Fatkeqësi që ndodhi me partinë më të madhe opozitare

Capture

Në emisionin “Open” në News24 me gazetaren Eni Vasili, mbrëmjen e sotme po diskutohet në lidhje me ngjarjet kryesore politike të vitit që po lëmë pas.

Ngjarja e parë që po komentohet është 8 janari në selinë blu.

I ftuar në studio, analisti Dritan Hila u shpreh është fatkeqësi që i ndodhi partisë më të madhe opozitare në vend.

Ndërkohë, drejtori i News24 dhe BalkanWeb Robert Rakipllari, ka argumentuar se përveçse një ngjarje e shëmtuar, qeveria është e investuar për përçarë opozitën, një lëvizje që sipas tij vjen nga regjimet dhe qeverisjet e gjata.

Pjesë nga diksutimi në studio:

Hila: Ngjarja më e shëmtuar e ndodhur në jetën e një partie politike, fatkeqësi që ndodhi në partinë më të madhe opozitare. Në zgjedhje Rama nuk ka nevojë të bërë fushatë, vetëm të nxjerrë pamjet dhe të thotë shih ci bëjnë njëri tjetrit e mendoni çdo ju bëjë ju. një ndër ngjarjet më të shëmtuara, ka qenë i justifikuar kur ka sulmuar kryeministrinë por të vijë në atë derexhe sa të sulmojë partinë e vet, një ngjarje që i vë damkën përfundimtare e nuk e di se si mendon se mund të kërkojë votat e shqiptarëve. Nëse do kërkonim një grusht njerëzish si talente boksi, nuk mund të gjenim tjetër më mirë se në PD.

Rakipllari: Mendoj që kjo ishte një ngjarje që shënjoi vitin. Një histori e shëmtuar, por pushteti në mandatin e 3 është investuar në përçarjen e opozitës, një opozitë e dobët ka rritur arbitraritetin e qeverisë.

Hila: Aleati më i mirë i Ramës qenka Berisha?

Rakipllari: Fakti që nuk jepet kush e ka vulën dhe ka një vit që gjykata nuk vendos kush e ka PD, grupimi i Berishës apo grupimi tjetër. Mendoj që në këtë kuptim investimi i pushtetit është që opozita të jetë e përçarë. Pushteti investohet për të përçarë opozitën e faktorët opozitarë.

Që nga shpallja non grata e Berishës që ka investimin e qeverisë, gjithçka ka ndodhur më tej gjatë vitit, mjafton të shohim si mbahet peng zyrtarizimi i PD. Për të kuptuar kush është i interesuar për përçarjen e PD.

Hila: Mendo si gjykatës, kujt do ja japësh votën?

Rakipllari: Gjykatësi merr rrogën për tatë punë e duhet të japë një vendim. drejtësia është aty dhe gjykatësit paguhen për të marrë këto vendime. Regjimet kur zgjasim mandatin, në rajon kemi opozita të përçarë për këtë arsye, kur zgjasin pushtetin regjimet investohen për përçarjen e opozitës dhe uljen e fuqisë së medias.

Opozita ka përgjegjësin e saj, Sali Berisha nuk ka pse rri 35 vite në politikë. Këtu jemi dakord. Nuk kemi pse jemi në kundërshtim. Po them diçka tjetër. Investimi i pushtetit për gjithçka që po ndodh, për përçarjen e opozitës. Kjo është pasojë e kësaj gjëje. rasti më flagrant është fakti se drejtësia nuk merr vendim për këtë çështjes.

Sulmi më 8 janar në selinë e PD/ Rakipllari: Regjimet investohen për përçarjen e opozitës. Hila: Fatkeqësi që ndodhi me partinë më të madhe opozitare

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook