Pedagogu Zaloshnja: Të dyja partitë janë fajtore! Rama dhe Berisha të mbajnë përgjegjësitë për…

Zaloshnja

Pedagogu i Historisë së Civilizimeve dhe Qeverisjes, Altin Zaloshnja, i ftuar në emision “Open” në News24 foli për situatën politike në Shqipëri.

Në lidhje me dy partitë më të mëdha në vend, Partia Demokratike dhe ajo Socialiste, ai u shpreh  e të dyja janë fajtore për sistem e krijuar, duke ua faturuar atyre përgjegjësinë për situatën politike në vend.

“Të dy partitë janë fajtore. Sepse të dyja krijuan këtë sistem, ku lideri është gjithçka dhe duhet të marrë partinë. Të dy liderët, Edi Rama dhe Sali Berisha janë ata që kanë krijuar këtë sistem. Themi lideri dhe partia, këta njerëz për të siguruar pushtet duan parti. PD duhet të dinte ta trajtonte këtë temë ndryshe. Ajo ndërtesë, i takon një pronari që ka qenë nga fillimi. Territori ti jepej pronarit që në fillim, do ishte më mirë. Të dyja anë në faj për sistemin e krijuar. Shqiptarëve që jetojnë jashtë nuk u jepet e drejta për të votuar, ndërsa këtyre brenda po ua bëjnë më të vështirë”, u shpreh Zaloshnja.

Arena e Lajmit

Pedagogu Zaloshnja: Të dyja partitë janë fajtore! Rama dhe Berisha të mbajnë përgjegjësitë për…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook