Sfumohet skuadra franceze/ Mesfushori i Milanit drejt prishjes së kontratës

Tiemue Bakajoko nuk është në planet e Stefano Piolit dhe mesfushori ka qenë prej kohësh në kërkim të një tjetër destinacioni. Pas interesit të Monzës, orët e fundit të merkatos në horizont u shfaq edhe Nisa, një transferim që nuk arriti të konkretizohej duke e detyruar francezin të shqyrtojë zgjidhjen e kontratës së tij me Milanin.

BAKAJOKO

Kuqezinjtë priten të ndërpresin huazimin e tij dyvjeçar, afati i të cilit skadon në qershor, një vendim që mund të vijë në ditët në vazhdim kur përfaqësuesit e 28-vjeçarit të ulen në tryezë me drejtuesit e “Djallit” . Kështu francezi pritet të  kthehet përsëri në Londër te Çelsi, për t’u vendosur nën urdhrat e Tuhelit.

Arena e Lajmit


Sfumohet skuadra franceze/ Mesfushori i Milanit drejt prishjes së kontratës

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook