“Tërbuni, pretendent përkrah Skënderbeut”, drejtori Gjoni optimist për 3 pikët në startin e sezonit

Me ardhjen e dy sulmuesve, Ermir Rezi dhe Jeton Krasniqi, Tërbuni është kompletuar me katër sulmues shto dhe Hysën e Xhabrahimin. Drejtuesit kanë punuar fort për të afruar në ekip lojtarë cilësorë, që ekipi të ecë përkrah ekipeve pretendente për Superioren. Tërbuni e nis sezonin e ri pikërisht me një pretendent, ku në Pukë presin nesër Skënderbeun.

Gjoni Viktor Terbuni

Për “Panorama Sport” në prag të sezonit të ri drejtori teknik i Tërbunit, Viktor Gjonaj, u shpreh: “Kemi bërë një merkato dhe fazë përgatitore të mirë. Besoj se ekipi gati për ndeshjen e parë me Skënderbeun që do ta luajmë në shtëpi. Skuadra është e kompletuar dhe ka një staf të përkushtuar. Të gjithë po punojmë fort, që ekipi të ecë mbarë në këtë sezon të vështirë, por me kujdes e përkushtim mund ta kalojmë pa probleme.

E kemi vlerësuar maksimalisht ndeshjen e parë që e luajmë ndaj një ekipi me emër e trofe në futbollin shqiptar. Skënderbeu vjen nga Superiorja dhe synon që në fund të kampionatit të kthehet sërish aty. Por edhe ne do të jemi pretendentë dhe do të ecim krah tyre. Tërbuni është i gatshëm për startin dhe do të kërkojmë tri pikët e para dhe për t’i bërë një hapje fantastike kampionatit.

Besoj se trajneri Alcani do të dijë si ta rreshtojë në fushë 11- shen më të përgatitur për momentin. Dy ekipet janë ndeshur edhe më parë me njëri-tjetrin në Kategorinë e Parë dhe në Superiore. Skënderbeun do ta mirëpresim dhe do ta respektojmë, rezultatin le t’ia lëmë fushës. I bëj thirrje gjithë tifozërisë pukjane të jetë e pranishme të shtunën në shkallët e stadiumit e të mbështesin ekipin e zemrës”.

DITMIR PEMA – Arena e Lajmit


“Tërbuni, pretendent përkrah Skënderbeut”, drejtori Gjoni optimist për 3 pikët në startin e sezonit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook