Atentat në Argjentinë/ Tentohet të vritet zv.presidentja e futbollit, Federata pezullon aktivitetin

Kaos në futbollin argjentinas! Federata e Futbollit  (AFA) ka pezulluar aktivitetin në vend pas atentatit të dështuar kundër zv.presidentes së vendit, Kristina Fernandez de Kirchner. Ajo i shpëtoi këtij atentati të enjten, pasi arma e një personi të armatosur u bllokua.

Screenshot_1-14-600x360

Incidenti ndodhi kur ajo po kthehej në shtëpi nga gjykata në Buenos Aries, pasi po përballet me akuza për korrupsion. Personi i armatosur, i cili thuhet se është një brazilian 35-vjeçar, u arrestua pas këtij rasti. AFA njoftoi pas sulmit se po pezullonte futbollin. Të gjitha ndeshjet e planifikuara që të zhvillohen këtë të premte u anuluan.

E premtja u shpall gjithashtu një festë kombëtare nga presidenti argjentinas, Alberto Fernandez, i cili e përshkroi atentatin ndaj si një nga incidentet më të rënda që kur vendi u kthye në demokraci më 1983.

Arena e Lajmit


Atentat në Argjentinë/ Tentohet të vritet zv.presidentja e futbollit, Federata pezullon aktivitetin

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook