EKSKLUZIVE/ Albert Xhani: Historia e Partizanit nuk nis në 2013-ën, mund të kthehem (E PLOTË)

Imazhi i fundit i Albert Xhanit në një në një sta dium futbolli daton më 11 dhjetor të vitit 2021, në Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike, i thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha. Një nga ish-presidentët më karizmatikë të futbollit shqiptar, është tërhequr tërësisht dhe daljet e tij të vetme kanë qenë me disa deklarata shumë të rralla për “Panorama Sport”. Ish-presidenti i Partizanit ka dalë tërësisht nga skena futbollit, duke u përshtatur me një jetë normale, pas familjes së tij. 

albert xhani

Albert Xhani është një njeri shumë i vështirë për t’u deshifruar dhe dje në një bisedë ekskluzive që “Panorama Sport” pati me të, nga gjuha e koduar e ish-presidentit të kuq, vihet re se ai ndien një lloj harrese nga ana e drejtuesve aktualë të klubit, por gjithashtu tifozët.

Xhani lë të kuptohet se historia e Partizanit nuk nis në vitin 2013, kur klubi u rikthye në Superiore, por shumë vite më parë. Xhani tregon edhe një herë dashurinë e madhe që ka për Partizanin, të cilën e vendos përbri asaj të nënës. “Në jetën normale, po ashtu edhe në futboll ndodh që zhvlerësohet çdo gjë, gjithçka që ke dhënë, në fushën e lojës si lojtar apo edhe në fushën e drejtimit. Ndodh shpesh, sepse ky është futbolli.

Është edhe pak pjesë e natyrës së njeriut. Gjithkush, kur vjen në drejtim të diçkaje, e madhe apo e vogël qoftë kjo, mendon se historia fillon me të. Por kjo sigurisht nuk ndodh, sidomos kur flitet për institucionin më të madh të futbollit shqiptar, për fenë e futbollit shqiptar, për legjendën e futbollit shqiptar.

Por prit pak, sepse kjo punë ndryshon shumë. Në këtë rast historia nis me themeluesit e mëdhenj, kolosë si Panajot Pano, Loro Boriçi, Bejkush Birçe, Neptun Bajko e shumë të tjerë. Ndjesë që nuk mund t’i përmend të gjithë. Historia do të vazhdojë me shekuj. Lum kush bëhet pjesë e vogël e historisë së madhe!

Të tjerat janë fjalë e mendje, për të mos i dëgjuar shumë. Fali perëndi se nuk dinë çfarë thonë! Personalisht kam qenë me fat që, që në moshën 5-vjeçare kam pasur dy dashuri, për nënën që më ka lindur dhe për Partizanin tim, që më ka bërë të qaj e të gëzoj, ku kam provuar fitore, dështime, përçmime e lavdërime. Të ndihem krenar për humbjen e për gjithçka kam provuar me Partizanin tonë. Kam thënë dhe them se kam qenë, jam dhe do të jem gjithë jetën një ushtar i vogël i perandorisë së madhe, Partizanit. Të dua Partizan! Ju dua të gjithëve bashkë tifozë”, tha ai për gazetën.

RIKTHIMI I MUNDSHËM – Xhani nuk u mjaftua me kaq, por dha edhe një sinjal rikthimi. I pyetur në lidhje me eksperiencën te Partizani ai u shpreh: “Çdo gjë e ka një fund, por ndoshta edhe një rifillim. Kurrë mos thuaj kurrë!” Kureshtja na bëri të mësojmë nëse Xhani ka ndërmend vërtet të rikthehet në krye të Partizanit, post të cilin e mban Gazment Demi, i ardhur në krye pikërisht pas tërheqjes së Xhanit.

Ish-presidenti nuk e fsheh aspak dëshirën, megjithëse qartëson se është diçka e vështirë. “(Qesh) Vështirë, por për ëndrrën e dashurinë kurrë mos thuaj kurrë! Te Partizani unë nuk erdha rastësisht se më zuri rruga. Erdha sepse kam lindur i tillë. Ne jemi Partizani, ëndrra vazhdon”, përfundoi Xhani prononcimin e tij ekskluziv për “Panorama Sport”.

DENIS LALA – Arena e Lajmit


EKSKLUZIVE/ Albert Xhani: Historia e Partizanit nuk nis në 2013-ën, mund të kthehem (E PLOTË)

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook