Holandezi De Vraj kërkon të kthejë faqe pas gabimeve në derbin e shkurtit: Interi do maksimumin

Stefan de Vraj ka mundës inë të kthejë faqe në derbin e nesërm, pasi u vendos në qendër të kritikave në përballjen e fundit në kampionat ndaj Milanit, më 5 shkurt. Olivie Zhiru i shpëtoi markimit të holandezit duke përmbysur shifrat dhe tani mes tyre do të ketë një tjetër duel, në të cilin mbrojtësi zikaltër do të kërkojë të shpallet fitimtar.

DE VRAJ

“Derbi është një ndeshje shumë e rëndësishme për ne, për tifozët dhe për klasifikimin. Na ka ardhur shumë keq si ka përfunduar në sezonin e shkuar si derbi, ashtu edhe sezoni, por tani është koha që të shikojmë përpara. Jemi gati, do të bëjmë çdo gjë për të marrë maksimumin nga kjo sfidë”, tha 30-vjeçari për “Sportmediaset”, duke kërkuar të motivojë zikaltrit.

Interi, pas triumfit me Kremonezen, do të synojë fitoren e parë ndaj një skuadre të madhe, pas disfatës me Lacion, për ta kthyer këtë në favor jo vetëm të renditjes, por edhe për të injektuar një dozë optimizmi para një tjetër sfide debutuese të këtij sezoni në Champions League, ndaj Bajern Mynihut.

MOMENTI AKTUAL – “Ishte shumë e rëndësishme që pas humbjes me Lacion të ktheheshim te fitorja dhe ashtu ndodhi”, u shpreh De Vraj për sfidën ndaj Kremonezes, një rezultat pozitiv që vjen në këtë fillim kampionati pasi reparti defensiv nuk ka bindur, duke marrë një sërë kritikash, një temë për të cilën ish-laciali tha:

“Golat e pësuar nuk janë një diskutim që u përket vetëm mbrojtësve. Është një temë që prek të gjithë skuadrën dhe i përfshin të gjithë, por ne duhet të mendojmë për të dhënë maksimumin brenda fushës, pa u ndikuar nga ajo që thonë të tjerët jashtë saj, as nga kritikat dhe as nga ata që na konsiderojnë favoritë”.

Teksa i munguari i madh i derbit është Romelu Lukaku, numri 6 zikaltër mendon se belgu do të arrijë të bëjë diferencën edhe këtë sezon, ashtu si në dy sezonet e aventurës së parë të tij me Interin. “Rikthimi i Romelut ishte i rëndësishëm, pasi është një sulmues shumë i fortë. Është mëkat për ne që është i dëmtuar dhe do të mungojë disa ndeshje, por jam i sigurt që do të bëjë ndryshimin edhe këtë herë, sapo të lërë pas këtë periudhë”, përfundoi mbrojtësi.

Përgatiti: REINOLD BAKALLI  – Arena e Lajmit


Holandezi De Vraj kërkon të kthejë faqe pas gabimeve në derbin e shkurtit: Interi do maksimumin

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook