“Bëni drejtësi për shpirtin e tij”, Këlliçi viziton familjen e Ardit Gjoklajt dhe kujton premtimin për prindërit: Ajo që është nisur për t’u bërë, do të bëhet

323056128 2383972965105712 3838839308947683666 N

Kandidati i PD për bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi, në këtë fundvit ka vizituar familjen e Ardit Gjoklajt, i cili humbi jetën në landfillin e Sharrës.

Në një postim në Facebook, Këlliçi kërkon drejtësi për 17-vjeçarin ndërsa thotë se këtë premtim ua ka dhënë edhe prindërve të tij.

“Në ditën e fundit të vitit një vizitë në familjen Gjoklaj. Në kujtim të Arditit që pak i jetoi kësaj bote.

Ju që keni togën e zezë, bëni drejtësi për shpirtin e tij, për prindërit e tij të brengosur! Një premtim më ka dalë nga zemra. Ia kam thënë prindërve dhe familjes së tij. Ajo që është nisur për t’u bërë, do të bëhet! E kam dhënë fjalën”, shkruan ai.

“Bëni drejtësi për shpirtin e tij”, Këlliçi viziton familjen e Ardit Gjoklajt dhe kujton premtimin për prindërit: Ajo që është nisur për t’u bërë, do të bëhet

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook