Borusia e Dortmundit, mposhti Hofenhajmin me rezultatin 1-0 në javën e pestë të Bunseligës, duke marrë përkohësisht kryesimin e kampionatit. Verdhezinjve iu mjaftoi goli i Markos Rojs në përballjen e sotme. Pas një aksioni model, me pasime të shumta, kapiteni i skuadrës nuk fali në minutën e 16-të, teksa shndërroi në gol asistin e Brandt.
Kjo ishte fitorja e 4 në pesë ndeshje për Dortmundin, që ka një sfidë më shumë se Bajerni i Mynihut dhe Union Berlini, që ndodhen në kuotën e 10 pikëve. Ditën e nesërme këto skuadra do të përballen me njëra-tjetrën në një duel që pritet të jetë tepër emocionues.
Për sa i përket Dortmundit, në sfidën e radhës, ekipi i Tereziç do të jetë mysafir në transfertë ndaj Lajpcigut.
Arena e Lajmit