Nga Dinamo te Skënderbeu dhe Flamurtari, sa shumë “big”/ Kategoria e Parë si elitë, nis sot gara e ekipeve me 56 trofe

Dinamo, Skënderbeu, Flamurtari, Besa, Apolonia, Lushnja, Tomori, Besëlidhja, por jo vetëm.

topi-kategoria-e-pare

Po, mund ta quani elitën e futbollit shqiptar, por për fat të keq, nga sot do të përballen në nivelin e dytë në vend, që emërohet Kategoria e Parë.

Janë plot 56 trofe dhe klubet që kanë bërë historinë e futbollit tonë, por që për arsye të ndryshme, nuk janë më pjesë e Kategorisë Superiore dhe në sezonin 2022-2023 janë gati të dhurojnë një kampionat që mund të sfidojë edhe atë elitar.

Gjithçka nis sot në orën 15:00 me pesë ndeshje dhe pikërisht:

FlamurtariLuzi, Korabi-Apolonia, Turbina-Besëlidhja, Besa-Tomori dhe Tërbuni-Skënderbeu.

Sigurisht që problematikat nuk mund të mungojnë dhe që në start duhet të mësohemi se Besa e Kavajës, në mungesë të një stadiumi, është e detyruar t’i luajë ndeshjet si pritëse në Peqin.

HISTORIA

Dinamoja e 18 titujve kampionë, 13 Kupave dhe 2 Superkupave është pjesë e së Parës këtë sezon, pasi u rrëzua nga elita në kampionatin e fundit.

Bluve iu bashkua Skënderbeu me 8 tituj kampionë, 1 Kupë dhe 3 Superkupa.

Flamurtari ishte në të Dytën dhe këtë sezon u ngjit në të Parën, ku në palmaresin e tij ka 7 trofe (1 titull, 4 Kupa dhe 2 Superkupa).

Duke shtuar këtu edhe Besën e Kavajës me 2 Kupa dhe një Superkupë, e gjithashtu Apoloninë, që ka arritur të fitojë një herë Kupën e Shqipërisë, numri i klubeve me trofe në elitën e futbollit shqiptar, por që militojnë këtë sezon në Kategorinë e Parë shkon në 56.

FORMULA

Kategoria e Parë do të zgjasë 26 javë dhe pas përfundimit të dy fazave, skuadrat e renditura në vendin e parë dhe të dytë do të ngjiten automatikisht n¸ Superiore.

Skuadrat e renditura nga vendi i 3-të deri në të 6-tin, do të jenë pjesë e fazës “play off” për të përcaktuar skuadrën që do të luajë me ekipin e vendit të tetë në Superiore. Ndërsa klubet e renditura në vendin e 11-të, 12-të, 13-të dhe 14-të do të zbresin direkt në Kategorinë e Dytë.

Nga ana tjetër, skuadrat e renditura n¸ vendin e 9- të dhe 10-të do t¸ luajn¸ ndeshje finale “play out” me ekipet fituese t¸ “play off”-it të Kategorisë së Dytë, Grupi A dhe B.

Vendi i 9-të i Kategorisë së Parë do të zhvillojë ndeshje “play off” me një takim me ekipin fitues të “play off”-it të Grupit A të Kategorisë së Dytë, në një fushë asnjanëse.

Ndërsa, skuadra e renditur në vendin e 10-të, do të luajë ndeshje të “play off”-it me një takim me ekipin fitues të “play off”-it të Grupit B të Kategorisë së Dytë.

KAT (1)

Arena e Lajmit


Nga Dinamo te Skënderbeu dhe Flamurtari, sa shumë “big”/ Kategoria e Parë si elitë, nis sot gara e ekipeve me 56 trofe

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook