Inzagi me dilema për krahun e majtë, në sulm balotazh Xheko-Korrea. Formacioni i mundshëm i Interit sot në derbi ndaj Milanit

Në përballjen e sotme me Milanin, Simone Inzagi duhet të hedhë në fushë formacionin e tij më të mirë për të marrë maksimumin prej 90 minutave që në fund mund të rezultojnë vendimtare.

INTER MILAN

Trajneri zikaltër mund t’i gëzohet rikthimit në formë të Korreas e Brozoviçit që lanë fushën ndaj Kremonezes, ashtu si atij të Bastonit.

Pikërisht italiani dhe krahu i majtë i mbrojtjes është një nga pikëpyetjet e teknikut, që në vend të 23-vjeçarit mund të aktivizojë Dimarkon.

Po në krahun e majtë Darmian e Gosens janë në balotazh për një fanellë titullari, me italianin që niset i avantazhuar.

Mesfusha do të kompletohet nga Brozoviç, Barela, Çalahnaoglu e Dumfris në të djathtë, me Kristjan Asllanin që do ta nisë nga stoli.

Dilema më e madhe i përket sulmit, ku Inzagi duhet të zgjedhë një mes Xhekos e Korreas për ta nisur krah Lauataros, me boshnjakun favorit.

IN (1)

Arena e Lajmit


Inzagi me dilema për krahun e majtë, në sulm balotazh Xheko-Korrea. Formacioni i mundshëm i Interit sot në derbi ndaj Milanit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook