Aplikimi i Kosovës si anëtare në Këshillin e Europës, reagon Meta: Institucionet shqiptare të mobilizohen, ta kthejmë këtë mundësi historike në sukses

Meta

Presidenti i Republikës Ilir Meta, ka reaguar për aplikimin e Kosovës si anëtare në Këshillin e Europës.

Meta shprehet se ky është moment historik dhe se institucionet shqiptare duhet të bëhen bashkë për ta kthyer këtë moment në sukses, duke shtuar se Kosova anëtare e KE do të jetë një vlerë e shtuar për paqen, sigurinë dhe demokracinë në rajonin tonë dhe Europë.

Reagimi:

Kosova dorëzoi dje, në një seancë të jashtëzakonshme, aplikimin për anëtarësim në Këshillin e Europës.

Kosova sot mishëron plotësisht parimet themelore të KE që lidhen me demokracinë, të drejtat e njeriut dhe shtetin ligjor.

Duke mbështetur plotësisht Kosovën në këtë proces, u bëj thirrje të gjitha institucioneve shqiptare të mobilizohen dhe të bëjnë çdo përpjekje për ta kthyer këtë mundësi historike në sukses.

Kosova anëtare e KE do të jetë një vlerë e shtuar për paqen, sigurinë dhe demokracinë në rajonin tonë dhe Europë.

Arena e Lajmit

Aplikimi i Kosovës si anëtare në Këshillin e Europës, reagon Meta: Institucionet shqiptare të mobilizohen, ta kthejmë këtë mundësi historike në sukses

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook