Dueli ndaj Flamurtarit, flet trajneri i Luzit: Jo si inferiorë në Vlorë!

E shtuna e 2 shtatorit 2022 do të mbahet mend gjatë për klubin e Luzit, pasi sot në stadiumin e Vlorës do të bëjë debutimin historik në Kategorinë e Parë, pas 14 vitesh nga themelimi. Trajneri Lorenc Pashja, një ish-futbollist i Shkumbinit në Superiore, e njeh më mirë se kushdo Flamurtarin. Në prononcimin për “Panorama Sport”, ai konfirmon vështirësinë e kësaj premiere, por nuk dorëzohet.

PASHJA

“Starti na rezervoi një takim të fortë, me një emër të madh si Flamurtari. Luajmë ndaj klubit të legjendave si Vasil Ruci dhe Sokol Kushta, por janë me dhjetëra të tjerë që bënë histori.

Me këtë respekt do të zbresim në fushë, por kurrsesi si inferiorë. Jemi të vetëdijshëm se na pret një përballje e vështirë, por do të tregojmë vlerat tona, ashtu siç bëmë edhe në finalen e Kategorisë së Dytë me Flamurtarin në muajin maj”, deklaroi Pashja.

– Arena e Lajmit


Dueli ndaj Flamurtarit, flet trajneri i Luzit: Jo si inferiorë në Vlorë!

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook