Milan-Inter, Mateus: Lautaro njeriu i derbit, por zikaltërit në krah i mban…

Lotar Mateus ka qenë jo pak herë protagonist në derbin e “Madoninës” me fanellën zikaltër. Sot në rolin e opinionistit sportiv, gjermani nuk ka hezituar të bëjë panoramën e supersfidës së fundjavës në Itali për “La Gazzetta dello Sport”, ashtu si edhe të parashikojë lojtarët vendimtarë në këtë duel.

Mateus

Derbi mbërriti fill pas mbarimit të merkatos dhe me stadiumin plot.

Është për ndeshje si këto që ne e duam futbollin dhe më ka marrë malli t’i luaj. “San Siro” është unik në ndeshje të tilla, është një rivalitet që ndriçon qytetin. Ndeshja kundër Milanit, bashkë me atë ndaj Napolit kundër Maradonës, janë kujtimet më të mira që kam nga Italia.

Cili është çelësi i Interit në këtë sezon?

Unë do të kisha thënë Lukaku. U befasova që e pashë përsëri në Milano pas një viti, por atmosfera në Londër ishte e rëndë për të. Shumë fjalë e vrasin përqendrimin, or në debri nuk do të jetë dhe mendoj se do të jetë Lautaro njeriu i derbit. Ka një goditje që mund t’i bëjë dëm Milanit dhe më pëlqen sepse djersitet për çdo top dhe ka treguar se bën mirë edhe pa Romelunë. Por, asnjëherë nuk duhet nënvlerësuar krenaria e Xhekos. Pastaj te Milani një si Leao duhet pasur kujdes.

Miku juaj Klinsman ka thënë se Barela po kthehet në një Mateus. Krahasim i ekzagjeruar?

Unë mendoj se Jurgen i është referuar mënyrës së lojës, pozicionit dhe qasjes ndaj skuadrës. Unë kam mbërritur në Milano në moshën 27- vjeçare, Nikolo është në sezonin e tij të katërt dhe është vetëm 25 vjeç. Ka kohë të rritet dhe mund të bëhet më i miri në rolin e tij. është nga ata që merr në krahë skuadrën.

Bashkatdhetari Gosens rrezikoi të kthehej në atdhe…

Me gjithë respektin për Atalantën, Interi nuk është Atalanta. Robini ka hedhur hapa gjigantë vitet e fundit, por tani ka nevojë për kohë të përshtatet. Duhet të jetë më i çliruar psikologjikisht, por duhet t’ju them që thashethemet për Bajern Leverkusenin nuk i besova shumë.

Arena e Lajmit


Milan-Inter, Mateus: Lautaro njeriu i derbit, por zikaltërit në krah i mban…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook