“Ndeshjet me Interin janë speciale, ndaj golat më shijojnë”, vrasësi Zhiru: Do të shënoj përsëri, derbi fitohet me…

4 gola në 42 prezen ca ndoshta nuk janë maksimumi për një sulmues kampion bote, megjithatë fillimi nuk ka qenë i keq për Olivie Zhirunë te Milani.

ZHIRU

35-vjeçari, me golat e tij, i dha Milanit suksesin në ndeshjet më të rënda të sezonit të kaluar, që kulmoi me titullin e 19-të në historinë e klubit. Rëndësia e tij u pa në ndeshjet me Napolin e sidomos me Interin, kur me një dopietë riktheu kuqezinjtë në garë për kampionatin.

Francezi që prishi edhe mallkimin e fanellës me numër 9 të “Djallit”, ka dhënë një deklaratë të shkurtër për “Sportmediaset”. Ai ka komentuar derbin e nesërm, duke deklaruar:

“Kemi punuar fort dhe personalisht jam shumë i karikuar në prag të ndeshjes me Interin. Derbi është gjithmonë një ndeshje speciale për tifozëritë, por edhe për ne që do të zbresim në fushë.

Mes të dyja skuadrave ka shumë rivalitet dhe kjo pasqyrohet në tribuna dhe në ndeshje. Uroj që të marrim një fitore, e cila në ndeshjet kundër rivaleve direkte vlen dyfish”.

Siç thamë, Zhiru vendosi derbin e fundit, teksa dy fitore radhazi në derbi për kuqezinjtë mungojnë që nga koha e Alegrit. Francezi është gati për të tjera emocione si ato të shkurtit kur me dopietën e tij i dha fitoren ekipit.

“Golat e asaj mbrëmjeje nuk do t’i harroj kurrë. Ishte një çmenduri e nuk e përshkruaj dot me fjalë.

Faktikisht, nëse do të kishim humbur në atë ndeshje do të gjendeshim shumë pikë larg Interit e nuk di nëse do t’i kishim parakaluar dot më.

Për pasojë, edhe fitorja e kampionatit do të ndërlikohej. Zikaltrit nuk janë të pathyeshëm dhe ndeshjet mund t’i humbasin Ne ia njohim pikat e dobëta, por të tilla ndeshje fitohen me zemër”, deklaroi numri 9 i “Djallit”.

Në fund ai bëri edhe një koment për pronarët e tij. “Xherri Kardinale beson se mund të bëjmë një tjetër sezon madhështor. Do të doja t’i dhuroja një fitore me golat e mi”.

Përgatiti: REINOLD BAKALLI


“Ndeshjet me Interin janë speciale, ndaj golat më shijojnë”, vrasësi Zhiru: Do të shënoj përsëri, derbi fitohet me…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook