EMRI/ Aksident në aksin Fushë Krujë-Thumanë, humb jetën 50-vjeçari, 3 të tjerë në gjendje të rëndë

Ae332c2b 09c9 4817 A80b F7bce723ad96

Një aksident është regjistruar në orët e para të mëngjesit në autostradën Fushë Krujë-Thumanë.

Mësohet se një drejtuesi i automjet 34-vjeçari J.K., ka humbur kontrollin e makinës dhe është përplasur me mbrojtëset metalike të rrugës. Për pasojë ka humbur jetën Luan Dukaj 50 vjeç i cili ka qenë pasagjer në automjet.

Sakaq edhe tre persona të tjerë raportohet se ndodhen në gjendje të rëndë dhe janë transportuar tek “Trauma”.

Dyshohet se shkak i aksidenti ka qenë shpejtësia tej normave të lejuara. Sakaq policia ndodhet në vendin e ngjarjes për të bërë të mundur edhe zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti të rëndë.

NJOFTIMI: 
Në orët e para të mëngjesit, në autostradën Fushë Krujë-Thumanë, një automjet me drejtues shtetasin J. K., 34 vjeç, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti është përplasur me trafik-ndarësen.

Nga përplasja e automjetit me trafikndarësen ka humbur jetën pasagjeri, shtetasi L. D, rreth 50 vjeç.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

EMRI/ Aksident në aksin Fushë Krujë-Thumanë, humb jetën 50-vjeçari, 3 të tjerë në gjendje të rëndë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook