“Euforia, problem për Partizanin! Ndaj Bylisit e vështirë”, Kolela: Formacioni? Do të kemi disa ndryshime sepse…

Në vigjilje të sfidës së nesërme ndaj Bylisit, në orën 15:00, në stadiumin “Adush Muça”, e vlefshme për javën e tretë të Kategorisë Superiore, në konferencën për shtyp është shfaqur trajneri i Partizanit, Xhovani Kolela, i cili ka analizuar këtë takim për të kuqtë nga kryeqyteti:

KOLELA

Starti i kampionatit – “Kemi patur pak ditë në dispozicion për të punuar. Por ajo që është më e rëndësishme është që skuadra ka përqëndrimin e duhur dhe grintën që unë kërkoj. Mund të kishim edhe ndonjë pikë më pak, por nëse përqëndrim është i duhur sërisht do të isha i kënaqur. Duke parë që kemi grumbulluar 6 pikë jam akoma edhe më i kënaqur.”

Euforia – “Ky është vërtet një problem. Nuk është një skuadër eksperte që të mund të menaxhojë situata të tilla të kampionatit, por do të mësoj.”

Ndeshja ndaj Bylisit – “Përballemi me një skuadër të vështirë sidomos në ndeshjet që luan në shtëpi. I kam ndjekur dhe janë një ekipi i mirorganizuar, kanë shumë grintë. E rëndësishme është që ne ta përballojmë këtë ndeshje gjithmonë në të njëjtën mënyrë si kemi bërë deri tani. E respektojmë kundërshtarin, por ne duhet të kemi përqëndrim maksimal.”

Formacioni – “Mendoj që do të kemi disa ndryshime në formacion, si rezultat i problemeve fizike. Gjithsesi nuk e di nëse do të kem gjithnjë një formacion fiks në çdo ndeshje.”

Afrimet e reja – “E kam theksuar edhe më përpara që ne prisnim vetmë një mbrojtës qendre, ai erdhi dhe mendoj që skuadra është e kompletuar dhe të vazhdojmë përpara. Jemi të kënaqur me organikën e skuadrës dhe tashmë pres që të gjithë lojtarët të japin gjithmonë 100% e tyre.”, përfundoi Xhovani Kolela.

Arena e Lajmit


“Euforia, problem për Partizanin! Ndaj Bylisit e vështirë”, Kolela: Formacioni? Do të kemi disa ndryshime sepse…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook