“Mungon konkurrenca, s’do kishim krizë nëse…”, eksperti Buxhuku ‘skanon’ arsyet e krizës ekonomike: S’kanë lidhje tregjet e huaja, problemi te ne

Buxhuku

Administratori i Përgjithshëm i Konfindustria, Gjergj Buxhuku teksa analizoi situatën ekonomike në vend, renditi disa nga arsyet që ndikojnë në përkeqësimin e situatës.

Në një lidhje live përmes skype për News24, Buxhuku tha se e gjithë kjo krizë lidhet me keqmenaxhimin për së brendshmi dhe jo nga faktorët e jashtëm. Mes të tjerash Buxhuku pohoi se politikat klienteliste nuk sjellin zhvillim ne vend, duke shtuar se Bordet e çmimeve si në rastin e karburanteve janë mburojë për kompanitë monopol.

“Analiza që ne i bëjmë gjendjes ekonomike të tanishme dhe asaj që pritet, do të thoja se paraqet disa komponent nga ato që lexuar ju. Përsa i përket faktorëve të jashtëm, dua të them se problematikat gjeostrategjike janë pozitive nga pikëpamja gjeostrategjike. nëse do kishim një ekonomi të stabilizuar, që do ishte efektiv, ne në mënyrë të padiskutueshme do kishim përfituar nga ky moment krize. e them këtë në radhë të parë se Shqipëria nuk kishte arsye se pse të ndjente krize energjetike apo dhe për krizën e karburantit. Nëse kemi pasur minimumin e punës që duhet të kishim bërë, duhet të kishim shfrytëzuar këto burime energjetike. Kemi HEC-et tona të pavarura nga problematikat e tregjeve botërore. Po ashtu dhe për çmimin e karburanteve. Nëse s’do kishim çuar për skrap industrinë e përpunimit të naftës, s’do kishim pasoja. Këto gjera kthehen në problematika në kushtet kur jemi në këtë gjendje, qoftë në sektorin energjetik dhe të hidrokarbureve, jemi me duart të ngritura sipër. Edhe në fushën e bujqësisë, Shqipëria i ka mundësitë për të mos ndjerë në atë masë të madhe rritjen e çmimeve, si pasojë e inflacionit. Shqipëria ka plotësuar nevojat e saj për drithëra dhe kur ishim 4 mln banorë. Këto do ishin përfundimet nëse do analizonim këto faktorë. Problematikat i kemi së brendshmi. Rreziku na vjen nga sistemi ekonomik që kemi ngritur. Rreziku kryesor që ka Shqipëria realisht mund t’i rendis. Sipas analizës sonë, një prej problemeve është mungesa e konkurrencës. Ekonomia shqiptare nuk ka elementin kryesor të saj, që nuk kemi konkurrencë në tregje, ndaj burimet tona natyrore, financiare, njerëzore, shfrytëzohen me eficencë të ulët dhe korrupsion të lartë. Një tjetër problem është emigracioni. Ne po humbasim në konkurrueshmëri brenda vendit dhe për eksportet tona jashtë vendit. Recesioni botëror është për të gjitha vendet, ne vuajmë nga keqmenaxhimi. Duhet të shikojmë problematikën përbrenda nesh.

Ajo çka ndodh në tregjet botërore nuk varet nga ne, pasi i përfshin të gjitha vendet. Të gjitha problematikat që vinë nga tregjet, kanë dhe anën e mirë. Sot Shqipëria dhe jo vetëm, mund të rrisë mundësinë për shtimin e bashkëpunimeve. Nuk e shoh të keqen nga shkaqet e jashtme. problematikat e ekonomisë shqiptare është në radhë të parë që s’kemi krijuar një politikë ekonomike konstante, duke e lënë vendin në mëshirë të vendeve botërore. Ne sot kemi një ekonomi jo konkurrenciale brenda vendit dhe jashtë vendit. Nëse kemi çmime të larta në energji, problematika në korrupsion apo me mënyrën e tenderimit të prokurimeve brenda vendit, ti do jesh vend inferior për shtetet e tjera. Problematikat vijnë nga keqmenaxhimi i brendshëm. Ne nuk kemi sektorë të qëndrueshëm afatgjatë. Që pas viteve 90 u ndërtua gjithçka keq, favorizuar nga korrupsioni. Kishte politika klienteliste. Shkatërrohej prodhimi vendas në mënyrë sistematike. Qeveria ngriti duart kur u shfaq kriza e pandemisë, e drithërave, kur ra tërmeti! Në momentin kur ke një treg, si ai i karburanteve, si ai i kapur, oligopol, që janë bërë me vetëdije të plotë, kur ke shkatërruar prodhimin vendor, praktikisht në kushtet e emergjencës ti ça do bësh?! Do ngresh një bord transparencë që nuk bën asgjë, por i del si mbrojtje këtyre kompanive. Pse nuk bëjnë përpjekje që tregu të kthehet në një treg konkurrencial. Këto janë arsyetime për të favorizuar dështimin.”, tha Buxhuku.

 

“Mungon konkurrenca, s’do kishim krizë nëse…”, eksperti Buxhuku ‘skanon’ arsyet e krizës ekonomike: S’kanë lidhje tregjet e huaja, problemi te ne

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook