Sfida kundër Kastriotit, Ndreca: Në futboll edhe ndëshkohesh, duhet të…

Krah trajnerit, në konferencën për shtyp doli edhe mbrojtësi Edison Ndreca. Ai pohon se ekipi ka shumë lojtarë të rinj në skuadër dhe ka besim se grupi do të konsolidohet shumë shpejt dhe do të dalin në pah vlerat e skuadrës.

Ndreca

“Sezonin e kaluar, edhe pse kam bërë mirë sa i përket pjesës ofensive, detyrat parësore janë që të mbroj.

Sa i përket konsolidimit të grupit, lojtarët janë të rinj, ku kemi punuar shumë edhe në Turqi dhe besoj se do të përshtaten dhe mësojnë të gjithë nga loja e njëri-tjetrit.

Në vazhdim do të dalin në pah të gjithë lojtarët, po ashtu edhe unë”, u shpreh fillimisht mbrojtësi i majtë.

Në lidhje me ndeshjen, ai pohoi se duhet të tregohen vigjilentë deri në fund, duke marrë shkas nga humbja me Vllazninë një javë më parë.

“Në ndeshjen e fundit, pjesën e dytë e bëmë shumë të mirë, mund ta kishim fituar, pasi në minutën e 90-të patëm rast për ta fituar.

I tillë është futbolli, kur mendon që mbaron, ndëshkohesh, ndaj duhet të jemi vigjilentë deri në fund kur të bjerë bilbili”, përfundoi Ndreca.

Arena e Lajmit


Sfida kundër Kastriotit, Ndreca: Në futboll edhe ndëshkohesh, duhet të…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook