Statistikat interesante të Milan-Inter/ Inzagi do kokën e Piolit, kuqezinjtë kërkojnë trisin pas…

– Milani nuk shënoi në dy ndeshjet e fundit të luajtura kundër Interit, në gjysmëfinalet e Kupës së Italisë mes marsit dhe prillit 2022. Hera e fundit në të cilën kuqezinjtë nuk gjetën golin për tre ndërqytetase radhazi, duke marrë parasysh të gjitha kompeticinet, ishte në vitin 1980 (tri humbje radhazi pa gola mes kampionatit dhe kupës së Italisë nën drejtimin e Massimo Xhakominin).

MI IN 1

Fitorja e fundit e Milanit, si pritës, kundër Interit në Serinë A, daton më 31 janar 2016, me Sinisha Mihajloviçin si trajner (3-0, me golat e Aleks, Baka dhe Niang); që atëherë, tri barazime dhe tri fitore për zikaltrit, të cilët mbetën të pamposhtur në këtë periudhë kundër katër trajnerëve të ndryshëm kuqezi (Montela, Gatuzo, Xhiampaolo dhe Pioli).

Milani vjen nga pesë fitore radhazi në shtëpi në Serinë A dhe nuk ka rreshtuar gjashtë fitore radhazi në shtëpi në kompeticion që nga gushti 2014, mes pankinave të Klarens Sedorfit dhe Filipo Inzagit.

Interi është skuadra e vetme (me përjashtim të ekipeve të rënia nga sezoni i kaluar dhe ato të sapongjitura) që nuk ka barazuar as një ndeshje në Serinë A nga prilli e në vazhdim: për djemtë e Inzagit 11 fitore (të paktën tri më shumë se çdo ekip tjetër) dhe dy humbje (një nga të cilat në ndeshjen më të fundit jashtë fushe kundër Lacios).

Milani ka mbajtur portën e paprekur në secilën nga dy ndeshjet e fundit dhe mund të shënojë tri ose më shumë shumë ndeshje pa pësuar në pesë ndeshjet e para të një sezoni të Serisë A për tri kampionate radhazi. Për herë të tretë në historinë e tyre, pas 1952- ’53, 1953-’54 1954-’55 dhe 1978-’99, 1979-’80 dhe 1981-’82.

Simone Inzagi ka grumbulluar vetëm një pikë në dy derbet e tij të para në Serinë A që nga ardhja e tij tek Interi; trajneri i fundit zikaltër që nuk ka fituar asnjë nga tri ndeshjet e para kundër Milanit në kampionat ishte Osvaldo Banjoli, në 1993 (2B, 1H).

E sotmja do të jetë paraqitja e 100-të në Serinë A për Rafael Leao: mes lojtarëve të lindur që nga viti 1999, sulmuesi i Milanit është ai që ka dhënë më shumë asistime (16) në ligën italiane dhe i treti për numrin e golave ( 24, pas 55 firmave të Dushan Vlahoviçit dhe 25 të Andrea Pinamontit).

Milani është viktima e preferuar e Hoakin Korreas në Serinë A. Sulmuesi i Interit ka shënuar 4 gola në pesë paraqitjet e tij të fundit në kampionati (përfshirë sezonin e kaluar), pas 18 ndeshjesh radhazi pa shënuar.

Lautaro Martínez ka marrë pjesë në një gol në secilën prej katër javë të këtij kampionati (tri realizime, një asist); vetëm Zlatan Ibrahimoviç (në 2007-’08) dhe Nikolo Barela (në 2021-’22) kanë qenë në gjendje të merrnin pjesë aktive në një shënim në secilën nga pesë ndeshjet e para të një sezoni të Serisë A, me Interin, që nga 2004-’05 (d.m.th. qëkur Opta mbledh detajet e asisteve).

Arena e Lajmit


Statistikat interesante të Milan-Inter/ Inzagi do kokën e Piolit, kuqezinjtë kërkojnë trisin pas…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook