Alibeaj debat me Manjën: Çështjet i keni selektive, pse nuk bëtë të njëjtin presion për dosjen 184? Ia kthen ministri: Vesi del me shpirtin. S’më intimidon dot!

Alibeaj

Kreu i grupit parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj ka debatuar me ministrin e Drejtësisë, Ulsi Manja, në seancën e Komisionit të Ligjeve.

Alibeaj i ka përmendur ministrit dosjen 184 të zgjedhjeve të Dibrës.

Teksa ka pyetur ministrin Manja në mbledhjen e Komisionit të ligjeve ku ai ishte për të raportuar në lidhje me Reformën në Drejtësi, Alibeaj ka risjellë në vëmendje si dështim të drejtësisë çështjen e vjedhjes dhe blerjes së votave më Dibër, ku në përgjimet e medias ndërkombëtare del edhe emri i Manjës që sot është ministër i drejtësisë.

“Fryma e ndryshimeve kushtetuese ishte distancë substanciale mes politikës dhe drejtësisë. Pse nuk beëtë te njëjtin presion për dosjen 184?”, – tha Alibeaj.

Enkelejd Alibeaj: Ti kërkosh prokurorisë të japë përgjigje, cfarë bëhet me 4 cështje, që thotë i kam regjistruar si vepra penale, besoj se kjo lidhet me përgjegjësitë kushtetuese dhe ligjore që ka këshilli i ministrave. Të kërkosh hetime të shpejta, kjo lidhet me efektivitetin e sistemit të drejtësisë. A mund të flasim për efektivitet, kur nga mos hetimi skadojnë afatet. Unë e konsideroj një thirrje, një kërkesë për performancë për këto institucione.
Skërmitja e dhëmbëve nga kryeministri ndaj SPAK-it, isoja që i mbajtët ju, ju i konsideroni si kërkesë llogarie për performancë, por fryma e ndryshimeve të 2016, ishte distancë e largët jo substanciale, por edhe në aparencë, politika nga drejtësia. Ju thatë, se vetëm për 4 cështje, pse nuk ka vepruar SPAK. Pse nuk lëshuat ton kërcënues për dosjen 184 që është zvarritur dhe ping pongun nga Dibra në Tiranë?!

PJESE NGA DEBATI
Alibeaj: Pse nuk lëshuat një ton kërcënues për dosjen 184. Ky do të ishte shembulli klasik që ju të kërkonit faktin që e vendosnit pozicionin tuaj në një pozitë tuteluese ndaj sistemit të drejtësisë.

I ndani çështjet selekive sepse për ato që ju vijnë mirë dakord, por për ato që janë në kurrizin tuaj nuk e bëni një gjë të tillë.

Është ndërhyrje në sistemin e drejtësisë. Nuk ka ndodhur asnjë herë. Kjo është ajo se çfarë preukupon sot dhe shkatërron jo vetëm frymën, por edhe detajet e reformës në drejtësi. Ky është absurdi juaj në qëndrimin politik.

Bushka: Ju e keni perceptimin që ta vishni me elementë të gjykimit tuaj politike faktin se ka ndërhyrje politike, për ne është i gabuar. Ne nuk kemi pse bindin njëri tjetrin, na gjykojnë qytetarët.

Manja: Nuk dua ta kthej në debat dhe as personal. Të jesh i vogël në shpirt është një ves që del me jetën. Lind i vogël në shpirt dhe derisa të vdesësh i vogël mbetesh. Vesi del me shpirtin.

Unë në fakt as nuk intimidohem dhe as nuk më bën të ndryshoj parimet e mia. Raporti me drejtësinë është një raport që lidhet me formimin e secilit dhe nuk ka të bëjë me politikën. Ti referohesh standardeve të drejtësisë dhe hetimit politikisht sepse ashtu të intereson ty.

Ndërsa për atë gjyqtaren që përmenda para pak ditësh, ti nuk ke kurajon ta thuash këtu. Dy cështje që kanë të bëjnë me zgjedhjet e lira në dijeninë time, janë në gjykim dhe ka persona që po gjykohen nga drejtësia. Unë refuzoj të bëj komente më tepër sepse cështje është në gjykim.

Arena e Lajmit

Alibeaj debat me Manjën: Çështjet i keni selektive, pse nuk bëtë të njëjtin presion për dosjen 184? Ia kthen ministri: Vesi del me shpirtin. S’më intimidon dot!

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook