Presidenti i Republikës Bajram Begaj ka lënë një mesazh ngushëllimi në librin e hapur në ambasadën e Selisë së Shenjtë në Tiranë për ndarjen nga jeta të Papa Benediktit të XVI.
Presidenti Begaj shprehet se ai ishte një filozof dhe teolog i madh dhe një Papë i dedikuar ndaj besimtarëve të tij.
“Një filozof dhe teolog i madh, një Papë i dedikuar ndaj besimtarëve të Tij; Papa Emeritus Benedikti i XVI ishte një figurë e rëndësishme jo vetëm për katolicizmin, por për mbarë njerëzimin.
Vlerësimi i Tij për harmoninë fetare në Shqipëri do të mbetet përgjithmonë në kujtesën tonë. I shoqëruar nga Nunci Apostolik, imzot Luigi Bonazzi, shpreha sot ngushëllimet e mia më të sinqerta në Librin e hapur posaçërisht në Ambasadën e Selisë së Shenjtë në Tiranë. U prehtë në paqen e përjetshme!”, shkruan Presidenti Begaj.